Time Kadrijaj: Kurti po synon të imponojë zgjedhjen e presidentit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po përpiqet që përmes takimeve me partitë opozitare të imponojë zgjedhjen e presidentit të ri. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është për arritjen e një marrëveshjeje të mirëfilltë politike, por për sigurimin e votave të nevojshme në raundet e para të votimit në Kuvend. Sipas saj, LVV-ja synon që opozita të qëndrojë në sallë gjatë votimit, në mënyrë që të mundësohet zgjedhja e kandidatit të mazhorancës. “Kjo nuk është marrëveshje. Marrëveshje është kur partitë që po i fton zoti Kurti në takim t’u ofrohet mundësia të propozojnë kandidatët e tyre, të cilët do të mbështeteshin edhe nga mazhoranca,” deklaroi Kadrijaj, duke përmendur si shembull Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo shtoi se, sipas kësaj logjike, pozita e presidentit mund t’i takojë edhe njërës nga partitë opozitare, nëse ka vullnet për kompromis politik. Ndërkohë, afati shtesë për zgjedhjen e presidentit po i afrohet fundit. Kanë mbetur edhe 13 ditë deri më 28 prill dhe, nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshje ndërmjet partive politike, vendi pritet të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …