Hykmete Bajrami kundër një marrëveshjeje LDK–VV: S’kam asnjë informacion për marrëveshje

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, është shprehur kundër një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje. Bajrami tha se nuk ka asnjë informacion për ndonjë marrëveshje të arritur mes dy partive, duke theksuar se qëndrimi i saj ndaj bashkëpunimit me VV-në ka qenë i njëjtë prej vitesh. “Jo, nuk kam asnjë informacion. Nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Ju e dini shumë qartë opinionin tim prej gjashtë vjetësh,” deklaroi ajo. Ndërkohë, në media është raportuar më herët për një skenar të mundshëm bashkëpunimi mes VV-së dhe LDK-së, sipas të cilit Lutfi Haziri do të merrte postin e kryeparlamentarit, ndërsa Albulena Haxhiu atë të presidentes së vendit. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëra prej partive lidhur me këto raportime.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …