Edita Tahiri kritikon Albin Kurti: Mungesa e unitetit po e çon vendin drejt “absurditeteve”

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të vullnetit për bashkëpunim politik. Ajo ka vlerësuar se vendi po hyn sërish në një fazë të “absurditeteve”, të cilën ia atribuon qasjes së liderit të partisë në pushtet. Sipas Tahirit, mungesa e unitetit politik është një devijim i rrezikshëm nga rruga që dikur çoi në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ajo theksoi se pikërisht bashkimi politik ishte faktor kyç në arritjen e pavarësisë dhe ndërtimin e një shteti demokratik e sovran me orientim euroatlantik. “Kosova sërish po hyn në fazën e absurditeteve, veç pse lideri i partisë në pushtet nuk e njeh dhe nuk e dëshiron unitetin politik, ndonëse dihet se uniteti politik e bëri Kosovën shtet të pavarur, demokratik e sovran me vizion euroatlantik”, ka shkruar Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …