Tophane

Komuna e Prishtinës hapi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane, ish Gjykata e Qarkut

Komuna e Prishtinës hapi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Tophane, në objektin ku më parë ka qenë e vendosur Gjykata e Qarkut. Në hapje të kësaj qendreje përveç Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe Drejtorit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tophane tanimë janë sipas standardeve më bashkëkohore. Duke e pasur parasysh edhe angazhimin e stafit profesional, tani e tutje qytetarëve do t’iu ofrohen shërbime shumë më cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …