Fatvera Jonuzaj: Amazonat e UÇK-së” – një homazh për gratë e lirisë dhe dinjitetit kombëtar

Me rastin e promovimit të librit “Amazonat e UÇK-së”, e autores Fatvera Jonuzaj , opinioni publik, komuniteti akademik dhe të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kushtuar rolit dhe kontributit të grave shqiptare në luftën çlirimtare.

Me, 15 qershor 2026
Në orën 13:00
Në Fakultetin Filozofik – Salla 14

Në këtë promovim do të paraqiten reflektime dhe vlerësime nga:

  • Arsim Sinani – Prodekan
  • Blerim Latifi – Recensent
  • Flora Brovina – njëra nga protagonistet e librit
  • Dren Brahimaj – Redaktor

Libri “Amazonat e UÇK-së” e autores Fatvera Jonuzaj sjell dëshmi, kujtime dhe rrëfime që ndriçojnë sakrificën, guximin dhe përkushtimin e grave që u rreshtuan në shërbim të lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Përmes kësaj vepre, nderohet kujtesa historike dhe përcillet te brezat e rinj roli i pazëvendësueshëm i grave në periudhat më të rëndësishme të historisë sonë.

Prania e secilit do të jetë një shprehje respekti dhe mirënjohjeje për heroinat e heshtura të luftës çlirimtare, si dhe një mbështetje e çmuar për promovimin e vlerave historike, kulturore dhe kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova shpenzoi mbi 128 milionë euro për import të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit

Kosova ka shpenzuar 128,019,585.98 euro për importin e energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë …