Mr.Sc.Refik Hasani

Mr.Sc.Refik Hasani: Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë

Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e Luginës së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë/.
Në Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jo që nuk po respektohet vullneti plebishitar i shprehur,  dhe i manifestuar në Referendumin e 1–2 marsit 1992, për Liri, Barazi e gëzim të drejta individuale dhe të drejtave kolektive.
Jo,që nuk përfillet sakrifica në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja.
Jo,që nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e Konçulit e 20 majit 2001.
Por, nuk nuk ka zbatueshmëri edhe për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj Krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022.
Aktualisht, jo që nuk egziston mos përfaqësim që Komandant të Policisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve.
Kthimin e Gjykatës në Preshevë përfaqësimi  me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, jo që nuk praktikohet një mospërfaqësim proporcional në strukturat shtetërore, në të gjitha instancat lokale dhe qendrore.
Jo që mohohet shkollimi në nivel Universiteti në Gjuhën Amëtare,mungon Spitali Regjional, për pacientë e  Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, mos kthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë.
Por, jan mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë që u jan pasivizuar adresat, apo çdo i katërtit qytetarë i kësaj Krahine nuk figuron në evidencën civile, kemi një pasivizim alarmant të adresave.
Serbia, përveqë tjersaj vazhdon të mbjellurit  frikë, përdorimin e Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, diskriminim në kulturë, në informim, në investime, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik.
Militarizim më të lartë në gjithë BE-n, ku jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë në këtë Rajon, dhe është instaluar një psikozë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
BE-ja, tani lejon  këtë diskriminim sistematik-është diskriminim klasik i strukturuar, dhe është një provë kredibiliteti, pasi kemi  respektim i standardeve  vetëm në një drejtim, duhet të praktikojn RECIPROCITET.
Standard të njëjtë për të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojn edhe Shqiptarët në Rajonin e Luginës së Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë.
Kurse pakica Serbe në Kosovë, i gëzon të drejtat e gjëra dhe të garantuara me Kushtetutë, një nivel më të avancuar në gjithë BE-në, të drejtash politike dhe institucionale, duke përfshi të drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, deri te përdorimi zyrtar i gjuhës dhe vetëqeverisja lokale në Komuna, përfaqësim proporcional në Qeveri Parlament, Gjykatë, Prokurori, Kryetar të Komunave, Komandant të Stacionve të Policisë dhe zingjirin Komandues të Policisë së Kosovës dhe FSK-ës.
Pakica Serbe në Kosovë  ka Universitet në Mitrovicë të Veriut, gjthashtu ka të vendosura Shtatore të ndryshme nga trashigimia e tyre, pra në të gjithë poret e jetës,ka përfaqësim.
Me një fjalë në asnjë shtet të BE-s,  nuk zbatohen dhe nuk i gëzoj si  të drejtat e pakicës Serbe si në Kosovë.
Kështu ka një  model ku promovohet nga faktori ndërkombëtar si histori suksesi dhe si standard më të lartë evropian.
Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, meritonë trajtim të barabartë, po ashtu nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, dhe vazhdon të kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike, por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës Ndërkombëtare.
Këto standarde të dyfishta që po ndiqen nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë, është rezultat i një qasjeje të dyfishtë që toleron standarde të ndryshme për komunitete të ndryshme, pasi  pa konsistencë, nuk ka besim të plotë.
Stabiliteti i Rajonit nuk ndërtohet mbi standarde të dyfishta, nuk ka qëndrueshmëri  që humbasin çdo kuptim në terren.
Liria, barazia ndërtohet mbi drejtësi të barabartë, dhe është një domosdoshmëri për paqe afatgjatë, sepse ato janë burim i drejtpërdrejtë i pasigurisë dhe tensioneve, pasi kur standardet bëhen selektive, drejtësia pushon së ekzistuari.
Të drejtat e pakicave nuk mund të trajtohen sipas gjeografisë politike, ose vlejnë për të gjithë, ose nuk vlejnë për askënd.
Gjithë emisarët të BE-së, pa ndonjë dallim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kan ndjekur diskursin e njëjtë standarde të  dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë.
Në shekullin 21, nuk do të duhej lejuar praktikimin për dy pakica, të ndiqen  standarde të dyfishta.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …