Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në hartimin e një studimi për agroturizmin dhe agrobiznesin në Rahovec, forcimin e rolit të Komunës në Forumin Ekonomik Rajonal Dukagjini (FERD), si dhe për aftësimin dhe certifikimin e zyrtarëve komunalë përmes programeve të mësimit tërëjetësor.
Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për harmonizimin e veprimeve konkrete në realizimin e projekteve të përbashkëta, me synim zhvillimin e Rahovecit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.