Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat minimale të ditës do të jenë 12 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperatura më e lartë do të jetë të premten, 38 gradë.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në vende të izoluara.
Temperaturat maksimale: 26–30°C
Era: do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme.
E martë, 28 korrik 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, me intervale të gjata me diell. Reshje të izoluara mund të jenë të mundshme kryesisht në zonat malore.
Temperaturat maksimale: 27–32°C
Era: kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, 1–7 m/s.
E mërkurë, 29 korrik 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Temperaturat maksimale: 27–33°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor, 1–6 m/s.
E enjte, 30 korrik 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Temperaturat maksimale: 29–36°C
Era: kryesisht e dobët, me shpejtësi 1–5 m/s. Në disa zona gjatë pasdites mund të ketë erëra lokale.
E premte, 31 korrik 2026
Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit.
Temperaturat maksimale: 30–38°C
Era: e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, 1–6 m/s.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
