Me 27 korrik 2026 mbahet Akademia Përkujtimore “Vdekja i bën hije kot” në nderim të atdhetarit Hysen Gega

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Therandës, z. Bali Muharremaj, nesër, më 28 korrik 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Therandë, do të mbahet Akademia Përkujtimore “Vdekja i bën hije kot”, kushtuar atdhetarit të shquar Hysen Gega, në pesëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kjo akademi organizohet për të nderuar jetën, veprimtarinë dhe kontributin e çmuar të Hysen Gegës në shërbim të çështjes kombëtare. Në kuadër të programit do të bëhet edhe prezantimi premierë i këngës “Vdekja i bën hije kot”, në interpretim të këngëtarit të mirënjohur Ilir Shaqiri, si dhe do të hapet një ekspozitë fotografike kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Hysen Gegës. Ftohen familjarët, bashkëveprimtarët, veteranët, miqtë dhe të gjithë qytetarët që, me pjesëmarrjen e tyre, të nderojnë kujtimin e një veprimtari të palodhur të çështjes kombëtare dhe t’i japin dinjitet kësaj ngjarjeje përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …