Depresioni shqiptar përgjatë epokave nga pellazgjia, Mondeskje, lufta për çlirim deri në ditët e sotme.
Nga Mondeskje, Tutulani dhe Enveri për një Shqipëri të fortë, të drejtë e të begatë të realizmit socialist.
Çfarë të përbashkët mund të kenë këta emra në një titull?
Çfarë mund ti bashkojë Mondeskjen, Kristaq Tutulanin dhe realizmin socialist shqiptar të kollosit Enver?
Asgjë.
Në pamje të parë asgjë, por më poshtë do të shohim sesi ndërthuren mes tyre idetë për një shoqëri të drejtë, të begatë pa vese e gjithmonë në frym të ligjit.
Për këtë tekst janë përdorur materiale nga libri “Margarita e Kristaq Tutulani, Vepra letrare” botuar nga “Argeta – LMG”, 2003.
Ëndrra, plane e projekte për një Shqipëri të punës, bashkimit e të begatë. Disa prej tyre u realizuan nga pushteti popullor pas 45ës nën udhëheqjen e Enverit, i cili plotësoi dëshirat e ëndrrat e përshkruara jo vetëm në mënyrë romantike, por edhe shkencore nga Kristaqi e shokët e tij që u flijuan për një Shqipëri të re.
Gjithashtu është përdorur material nga Mondeskje “Në Frym të ligjit” që përshkruan e përcjell sesi ligji dhe e drejta jepej, përcillej, zbatohej ndër shekuj sipas shoqërive dhe formave të ndryshme të qeverisjes, monarki, perandori, republikë, demokraci, diktaturë, tirani, despotizëm. Mundohet të na japë ligjin, drejtësinë, padrejtësinë, virtytin, tiraninë, korrupsionin përgjatë shekujve në vijën e shoqërisë njerëzore dhe sesi kanë ndryshuar ndëshkimet nga ato më mizoret si dënime kapitale te dënimet alternative, të buta, ose ndëshkime me pagesë për shkelje relativisht të lehta.
Ka dy lloj korruptimesh, 1) kur nuk njohin ligjet dhe 2) korruptohen nga vetë ligjet. Korrupsioni një e keqe që nuk mund të zhduket plotësisht, rimerr veten nga vetvetja. Dënimet e tepruara mund të korruptojnë edhe qeverisje despotike si modeli i berishizmit, despotit, tiranit sali. Në qeverisjet despotike, Frika duhet të përhapet mes njerëzve me çdo mjet përfshi mekanizmat shtetërore (2 prilli 92it, 97a, Gërdeci, 21 janari etj).
Në qeverisjet Republikane, jeta, njerëzit janë të barabartë e trajtohen me të njëjtën vlerë. Ndërsa në Despotizëm, jeta e njerëzve janë të barabartë, por s’kanë asnjë vlerë.
Mondeskje bën fjalë për korrupsionin e shpirtit nga arti, muzika dhe për kalitjen e tij nga sporti, puna dhe stërvitja në epokën e lashtësisë. Platoni, Aristoteli, Ksenoni, Plutarku pak a shumë janë të një mendimi në lidhje me muzikën që ndryshon sjellje dhe e kthyen në ligj një pohim të tillë dhe morën masa për të ndihmuar të rinjtë mos tu kalbej shpirti nga vese të tilla. Të gjitha artet, zbukurimet e deri te artizanët përçmoheshin nga njerëzit e lirë.
Ata ishin të mendimit se;
– Pjesa e madhe e arteve e dobësojnë shpirtin e bëjnë më pak luftarak. Kjo mendohej se sillte korruptimin që i ktheu njerëzit e artit në njerëz pa shumë të drejta.
– Tregtia ishte e pamoralshne e ulët për “grekët e lashtë” për mua quhen pellazgë (preferoj mos t’a përdor si term pa thonjza) përderisa duhej të vije në kontakt me njerëz të ndryshëm skllevër, qytetarë, banorë apo të huaj të ndryshëm. Platoni e dënon tregtinë, dallaveret, matrapazlliqet dhe në “Ligjet” kërkonte të dënohej çdo qytetar që merrej me tregti (që përfshijnë spekullimin, mashtrimin).
– Sporti dhe ushtria ishin të preferuarat e qeverisjes dhe njerëzve të lirë dhe Plutarku na bën me dije se Tebanët ashtu si të rinjtë autorizoheshin nga ligji të luftonin tekat e kapriçot e tyre duke u marrë me edukim sportiv dhe me stërvitje ushtarake.
Pikërisht këto ligje, urdhëresa nga koha e lashtë zbatoi Enveri me punën në bazë, në prodhim, punën vullnetare, zborin, sportin, aktivitete jashtë pune e shkolle sidomos kur u hipte vetja, ose siç thonë Platoni me shokë korruptim i shpirtit nga arti, muzika dhe tregtia. Duke lexuar këto rreshta na vjen në mëndje analiza që i bën Tutulani korruptimit të rinisë nga ideologjia fashiste, e cila për çudi bazohet në të njëjtat shtylla që përshkruanin autorët nga lashtësia që janë përmendur nga Mondeskje. Këndvështrimi si më poshtë i nxënësit Tutulani për fashizmin është mbreslënës, sa i pranishëm është ky përshkrim në ditët e sotme përgjatë periudhës së Depresionit shqiptar berishjan:
“Fashizmi (i vjetër para 44ës dhe i ri pas 90ës shtuar nga autorja tekstit) do që rinia të jetë injorante e prandaj e vë në gjumë. Do që rinia të jetë e pafuqishme kundrejt tij e prandaj e hedh në korrupsion. Do që rinia të mashtrohet e të mos jetë në mbrojtje të interesave të vërteta popullore e prandaj i fsheh çdo të vërtetë mbi komunizmin. Prandaj rinia grumbullohet në grupe edukative që të mos vihet në gjumë, që të mos korruptohet, kështu që fashizmi shtypës të mos i hedhë hi syve. Sesi fashizmi përkrah injorancën, shkollat fashiste dhe kufizimi i diturive, mungesa e shtypit të lirë, edukimi i bindjes së verbër (pseudodemokratike, siç ndodhi pas 90ës shkatërrimi i shtetit, kulturës, arsimit, ekonomisë, historisë shqiptare). {Tutulani, Vepra Letrare}”
Pas këtyre leximeve më lind pyetja si quhej korrupsioni para erës sonë nëse para 45ës quhej nazofashizëm, pas 90ës dhjerokraci, në mesjetë despotizëm, tirani.. Në sa e sa forma e emërtime ka ndryshuar korrupsioni por thelbi mbetet i njëjtë në të gjitha epokat e njerëzimit. Njerëzit e dritës gjithmonë do të bëhen bashkë e do të luftojnë kalbësirat dykëmbëshe në çdo epokë, kohë, sistem, zonë gjeografike, e dimension që përcjellin ligësi, babëzi, padrejtësi.
Të gjitha këto ndërthurje, gërshetime, përshtatje të ligjit dhe plan ideve u mbajtën shënim nga drejtuesi i Shqipërisë së Re dhe u zbatuan 100% në mënyra të ndryshme një mënyrë ishte edhe në raste kur zyrtarë, drejtues të qeverisë lokale ose qendrore në raste të ndryshme në bazë të shkeljeve që bënin dërgoheshin në bazë për të punuar, mësuar në përpjekje për të vlerësuar njerëzit e punës, mundin, djersën, të ndërgjegjësoheshin, pastronin shpirtin nga kalbja e korruptimit prej plogështisë së arteve, muzikës e për ti thirrur kaplloqes se i kishin hip kallamit mbrapsht para se të ishte vonë.
– Përse Mondeskje e jo dikush tjetër?
Mund të përdorja si ju emra filozofësh pafund duke papagalizuar të gjithë me rradhë në shkrime pa kontekst vetëm kopjime e thënie jashtë konteksit që nuk u hynë në punë askujt nëse nuk përthithen e përvetsohen në organikën personale për të reflektuar më pas në përvojën kolektive nga lashtësia deri më sot. Ky libër i përmbledh në një pamflet libër të vogël të gjitha ato që janë shkruar, vendosur, zbatuar ndër shekuj si nga aspekti juridik, ligjor edhe nga aspekti filozofik i së vërtetës dhe të drejtës.
Disa nga këto situata, ngjarje, vendime, forma qeverisjeje i përmend në mënyrë më të moderuar të përshtatura sipas kohës, situatës e gjendjes që gjendej populli ynë në fillim vitet e shekullit të XX.
Kristaqi i ri në shkrimet e tij bën fjalë për një Shqipëri të organizuar e të begatë ku i gjithë populli të angazhohet me kohë të plotë, të pjesëshme, ose vullnetare për të pastruar, punuar tokat, kodrat, ullishtet, lulishtet, lagjet, rrugicat, qytetet e fshatrat për të jetuar në një ambjent të bukur, të pastër e të begatë.
– Kristaqi jo pa arsye përmend disa shembuj punësh të mira organizative vullnetare nga vende të tjera si Greqia, Bullgaria, Gjermania (ushtri pune ose punë të detyruar) duke bërë thirrje të kopjojmë këto praktika pune e ti bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë personale, familjare e kolektive në punë e në lagje.
– Greqia jep shembullin sesi punën e detyruar e zëvendësuan me punën vullnetare; fshatarë e qytetarë ti kushtojnë shtetit një gjysëm ditë pune.
– Mësues vullnetar gjatë verës në Veri;
Ai jo pa arsye e fillon nga vetja ndryshimin, kërkesat, detyrimet për ti shërbyer Atdheut siç e thotë ai në një letër të tij në të cilën shkruan,” do të shkruhem mësues vullnetar për muajt e verës në Veri. S’ka gjë më ideale sesa të mbjellësh dritën aty ku si shpendë e egër qëndron analfabetizmi natyrisht nuk është fjala “të gatuajmë një trupore të re nga balta e njomë”, pse do të kemi të bëjmë me burra të thinjur; por a nuk është një kuadër i bukur ky? Njëzet e dyzet burra të pjekur me plot kryqe lufte të jetës që ndjekin me vëmendje e me vështirësi një djalë, i cili u hap horizonte të reja si në një përrallë.”
Këto praktika u përthithën nga pushteti popullor nëpërmjet punës vulnetare në hekurudha, rrugë, hidrocentrale, shkolla, pastrimi i lagjeve çdo fundjavë e të tjera që shumë prej jush i keni akoma edhe sot në kujtimet tuaja sesi funksiononte shteti dhe shoqëria shqiptare e para viteve ’90.
– Pseudointelektualët;
Kristaqi ka dy rreshta dhe për t’a që fshihen pas të huajve për çdo sipërmarrje e vendim zbatim në lidhje me përparimin dhe mbrojtjen e vendit. I quan tradhtarë, hipokritë dhe gënjeshtarë që pohojnë se asgjë nuk mund të bëhet me popullin tonë e vendin tonë janë të poshtër, dezertorë, tradhtarë. Ata nuk janë të denjë për popullin shqiptar dhe meritojnë mallkimin e Nënës Shqipëri. I paralajmëron se rinia i urren dhe do i ndëshkojë se ndërhyrjet e huaja janë fatale për pavarësinë tonë.
– Bllok graniti, bashkimi bën fuqinë.
Shprehjen e famshme se, Shqipëria është një shkëmb graniti qënka përmendur e shkruar nga Kristaqi në fillimet e saj dhe u përvetësua pas 45ës në shprehjet e përditshme të politikës sonë. Ai shton se duhet të mblidheni si një bllok graniti sepse bashkimi bën fuqinë.
– Çfarë na bashkon?
Gjuha, gjaku, traditat, kujtimet e kohërave të vjetra, vuajtjet, interesat dhe ideali i përbashkët.
– Çfarë na ndan?
Paragjykimet, fanatizmi, intrigat që armiqtë kanë mbjellë mes nesh. Vdekje paragjykimeve dhe vdekje bashkëpunëtorëve të huaj për zhdukjen e Atdheut dhe të bashkimit tonë.
– Ëndrra e rinisë shqiptare;
Të bëjmë një popull shqiptar të lumtur, të lirë, të qytetëruar. Ëndrra jonë të bëjmë një Shqipëri me ekonomi të begatë, me një letërsi e qytetërim të plotë e të bazuar mbi vlerat njerëzore, mendjen shqiptare dhe virtytet e mira tradicionale dhe mundimet tona do të bashkohen për të arritur këtë gjë. Dëshirën e tij e shpreh me fjalët; “për të qenë një faktor qytetërimi në Ballkan që do ta bëjmë Shqipërinë një vend që të admirohet dhe respektohet kudo pa asnjë dyshim me një bashkim të palëkundur me një dashuri të madhe për popullin e varfër..”
– Rinia dhe fetë;
Për fetë ka një kërkesë të fortë për rininë tonë përparimtare. Duhet të groposim fanatizmin e fetarëve, të cilët i quan tashmë të vdekur e të demaskuar përpara popullit. Rinia jonë e di mirë se kjo është një armë barbarie e aziatike e përdorur për gjëmën tonë.
– Forcimi i Atdheut dhe mbrojta e tij;
Për t’a bërë të fortë këtë bashkim duhet të luftojmë të gjithë këta agjent të huaj që kërkojnë t’a shkatërrojnë rininë që shikon qartë interesin e Atdheut dhe që e vendos në krye dhe e pavdekshme ndaj këtyre paragjykimeve djallëzore të armiqve tanë të shumtë e të fshehtë.
– Ideali i rinisë shqiptare;
Të armatosur me një ideal, me besim në fitore dhe me bashkim që asgjë nuk mund t’a thyejë shtojmë dhe dashurinë e shenjtë për lirinë për atdheun e shenjtë dhe dëshirën për të sakrifikuar gjithçka për kauzën e mirë atëherë asgjë nuk e ndal marshimin e tyre të pathyeshëm, gjigandesk.
Këto libra paraqesin materiale interesante, të cilat në një formë a në një tjetër ndërthuren në mënyra të çuditshme dhe na sjellin në epokën e realizmit socialist në të cilën morën formë e zbatim ashtu siç ishin përshkruar nga “grekët e lashtë” pellazgët paraardhësit tanë. Ato që konsideroheshin korrupsion për rininë u ndërthurën me frymën e ligjit të Mondeskje u paraqitën në një manifest sesi duhej të ishte Shqipëria pas luftës dhe zbatimi ra në dorën e kollosit Enver. I cili për katër dekada bëri një ndërthurje magjike, ideale të epokës së ndritur të pellazgjisë, frymën e ligjit të rilindasve europianë sesi duhet të jetë një republikë demokratike ku të mbizotëroj ligji e drejta dhe e vërteta pikërisht në atë tokë ku lulëzoi e mbretëroi epoka e artë e pellazgjisë sonë të ndritur. Pikërisht këto materiale të përcjella nga Kristaqi një i ri idealist, i arsimuar me frymë përparimtare njohës i disa gjuhëve të huaja na mundëson të shohim, kërkojmë, ëndërrojmë, planifikojmë përtej rehatisë sonë vetjake diçka më të mirë jo vetëm për veten, por si një Promete shpërndan dritën në vatrën e errët e të ftohtë për afro 5 shekuj nga sundimi otoman siç ai e përmend në hartimet e tij. Ai nuk mjaftohet vetëm me kaq, shqetësohet për jetën, punën, prodhimin dhe mirëqënien e fshatarit, bujkut tonë. Mundohet dijet e informacionet e tij ti vëri në punë edhe për situatën e Shqipërisë fshatare. Për:
– Pyjet e kullotat, statistika të viteve para luftës.
Ai shqetësohet për pyjet e kulturat e bujkut shqiptar, paraqet statistika në një kohë lufte për ekonominë shqiptare që rezulton; gati 12% e sipërfaqes përbën sektorin bujqësor, 77% pyje dhe kullotë dhe 11% sektori jo produktiv i përbërë nga zona ujore kënetore, majave të maleve me shtresa gëlqerore. Ndër të tjera përmend se, mund të bëhet shumë për zonat kënetore dhe të vendoset një disiplinë të fortë për pyjet që mos të mbetet vetëm në letra. Kërkon ta disiplinojë çështjen e pyjeve dhe kullotës si një nevojë urgjente.
– Përmend me keqardhje dhe trishtim se praktika për mbjelljen e pemëve për 28 Nëntor, një pemë nga çdo qytetar nuk u bë një traditë kombëtare. Kullotat përbëjnë 39% e mbetja 15% nga toka të pambjella. Sektori bujqësor nuk i kap 350 mijë hektarët. Gati 1/2 e saj përbëhet nga drithërat ku mbizotëron misri. Ai shkruan, “Në këtë vend sikur ta bënim prodhimtar, gjithçka do të ishte me bollëk.” Për Kristaq Tutulanin me shokë të punoje për Atdheun ishte ideal mbi idealet, ndërsa në një shkrim analizon për të ardhmen dhe profesionin e tij arrin në konkluzionin se puna e agronomit në fushën e bujqësisë e blegtorisë ishte përshtatja më e mirë për natyrën e karakterin e tij. Këtë mendim të pjekur të arritur nëpërmjet analizës llogjike pa asnjë kompleks, inferioritet, përbuzje për punën e bujkut e përshkruan aq bukur duke u bazuar edhe në arritjet e përdorimit të shkencës në fushën e agronomisë duke punuar krah për krahu me fshatarin e thjeshtë, me fjalët si më poshtë:
“Do të punoja dhe kultivoja fushat bashkë me t’a, do të përpiqesha të përmirësonja jetën e tyre, të ngrija kulturën e tyre që ata të prodhonin sa më shumë, të rronin sa më shumë. Në zanatin tim, në profesionin tim, do të isha zot i vetvetes. Mes punës në fshat do të jetoja i lirë e i pavarur (fq, 224, K. e M. Tutulani, Vepra Letrare).”
Kristaqi dhe “fryma e ligjit” të Mondeskje na bën të mundur të kuptojmë sesa e vështirë ka qënë zbatimi i tyre në terren, vend, shtet, popullsi krejtësisht analfabete, por e etur për dije e drejtësi.
Pyetja që lind është ku janë tani pas afro katër dekadash pas vdekjes së Enverit ky popull në errësirën totale të epokës së depresionit shqiptar që Kristaqi me krijimtarinë e tij e të shokëve tt njëjtit ideal për Atdheun e lulëzuar, i cili bëri maksimumin për ne që të kuptojmë dhe njohur në mënyrë objegtive gjëndjen në të cilën gjendej vendi ynë para 45ës të përshkruara nga një djalë i ri i angazhuar me mish e shpirt për një Shqipëri ndryshe.
Depresioni shqiptar është përshkruar aq saktë dhe me përpikmëri nga dokumentet e lashtësisë, në mesjetë nga rilindasit europianë e deri në përjetimet e ditëve tona në rreshtat:
“Depresioni (shqiptar i pas 90ës shënim nga autorja) nis atëherë kur ata të cilët i kanë besuar, e votuar fshehin korrupsionin e tyre, e ndërkaq përpiqen të korruptojnë votuesit për ti mirëbesuar e votuar sërish. U’a fshehin qëllimin e tyre njerëzve ndërsa flasin fjalë të mëdha për shtetin, u fshihen të vërtetave për pasurinë e tyre, lajkatojnë papushim lumturinë që kanë sjellë mes njerëzve” (Mondeskje, Në frym të ligjit).
Pikërisht këto rreshta Kristaqi i parafrazoi në këtë mënyrë në shpirtin e tij të pastër të dedikuar njerëzve dhe Atdheut në rreshtat: “Kurrë s’do t’a lejoja veten mes botës së luksit. Unë e di mirë se lluksi fsheh mjerimin shpirtëror. Dhe s’do të lejoja t’i nënshtrohesha çfarëdolloj shërbimi, servilizmi apo shtypjeje” (fq, 224, Tutulani, Vepra letrare).
Këto rreshta ju tungëllojnë të njohura dhe të përjetuara, por janë fjalë e rreshta të marra nga libri i Mondeskje, i cili ka fotografuar në detaje situatën dhe gjendjen e depresionit shqiptar të despotizmit berishjan pas 90ës.
Të gjitha këto që përmenda në tekst nga periudha të ndryshme në kohë e vende të ndryshme, por që i bashkon dashuria për njerëzimin, drejtësinë, ligjin, paqen, të vërtetën, begatinë, zhvillimin, mirëqënien pa dallim kohe, shtetësie, kombësie. Këto ideale dhe kjo frymë për ligjin dhe të drejtën çojnë përpara shoqërinë njerëzore drejt pavdekësisë dhe hyjnores që aq shumë e kërkon dhe e ndjek që nga gjeneza e saj.
Pak fjalë për Kristaq Tutulanin,
Në ditët e para të pushtimit, kur delegacioni i “krerëve” shqiptarë i dërgoi kurorën e Skëndërbeut Viktor Emanuelit, përsëri në letrën që i dërgon mënës ironizon shtypin fashist për të treguar “lidhjet e lashta”, të popullit tonë me atë italian.” Kjo “dërgatë” do të ndihmojë për afrimin e dy popujve jo vetëm kushurinj nga Skënderbeu (po, po, ne kemi qenë në errësirë e regjimi i Zogut nuk na ka lënë të dimë këtë të vërtetë historike), por edhe nga Enea e Virgjili. Në vitin 1940 përjashtohet nga Liceu i Korçës pasi mori pjesë aktive në manifestimet antifashiste të 28 nëntorit 1939. Bashkë me shokët e klasës nuk pranoi të nderonte në mënyrën fashiste dhe të gjithë bashkë rrahën mësuesin e letërsisë, që u bënte në klasë propagandë fashiste. Vitin e fundit e mbaroi në gjimnazin e Shkodrës i përgjigjet me zemëratë profesorit që përçmon traditat tona letrare pasi quajti Naim Frashërin një poet bejtexhi me fjalët; “Ju, zoti profesor, keni nevojë të madhe të njihni e të vlerësoni si duhet literaturën e poetët e vendit tonë.”
Ai është Hero i Popullit, u pushkatua me të motrën Margaritën në Gosë të Kavajës nga agjentët e SIMIt në korrik 1943. Në një nga poezitë e tij e quan veten: “një zemër të pastër, ndonëse të sfilitur, një shpirt krejt të thjeshtë, ndonëse i zhuritur.
– I pregatitur është ai që ka fituar pjekurinë revolucionare (në teori e praktikë).
– I vendosur është ai që jetën e vet e konsideron si një mision.
– Aspirata më e madhe për një të ri është të hyjë në radhët e Partisë Komuniste, të marri emrin partizan në luftën e saj.
– S’ka nder më të madh për njerinë, se të jetë anëtar.”
– Çështë mbledhja edukative sipas Kristaq Tutulanit; “Edukatori duhet të jetë shembull morali për të rinjtë.. sa herë që të mos jetë i sigurt përpara një teme, të mos nxitohet të japë përgjigje pas kokës së vet… s’ka gjë më të rrezikshme sesa tu japësh të rinjve njoftime të gabuara: do t’ishte tradhti”.
– Modestia për Kristaqin;
Ndër të tjera në librin me përmbledhje letrare shkruan;
“Mos mendo që unë jam modest, modest nuk kam qënë asnjëherë dhe nuk dua të jem, sepse më duket hipokrizi dhe mosbesim në vetvete.”
Dhe këtë tekst po e mbyllim me një paragraf nga Kristaqi i cili parafrazoi politikën, ligjin e të drejtën e lashtësisë me dijen e kulturën perëndimore në të cilën u arsimua, por që në thelb e mbi gjithçka kishte shërbimin e punën ndaj Atdheut.
Pikërisht këto fjalë u bënë ideja kryesore me të cilën u brymosën brezat e pas luftës së çlirimit. Një thirrje buçimë që vjen nga thellësia e tokës për një shoqëri e Shqipëri siç e ëndërruan, planifikuan, projektuan ajka e rinisë shqiptare para 45ës. Këto fjalë i drejtohen çdo kujt që e quan veten shqiptar jo vetëm me pashaportë, qeleshe apo duke valvitur flamurin kot më kot, por atij shqiptari që nuk duron padrejtësinë, ligësinë, babëzinë, mjerimin, varfërinë në jetën e bashkëkombasve të vet që i bashkon gjuha, gjaku e traditat. Prandaj edhe ju fara e ligë e pas 90ës që mundoheni të mbroni nga vetja dhe gjoja Enveri këta heronj të rinj (se sipas kokës tuaj së mbrapshtë i vranë partizanët me Enverin në krye se, donin që ju të gëzonit të mirat materiale mbi jetën e gjakun e tyre) që i vranë paraardhësit tuaj ballisto fashist për të zaptuar e përvetsuar gjakun e tyre me prona, ofiqe, llukse. Do të ishte më e ndershme nga ana juaj (po për çfarë flas edhe unë, ndershmëria edhe ju nuk jeni në të njëjtën fletë të historisë njerëzore, jeni parë nga jashtë siç thotë populli) që të pranonit e të thoshit, “i vramë se ashtu deshëm e na pëlqente se, na prishnin interesat, pazaret e fitimet e ngushta personalofamiljare sesa fshiheni pas parrullave boshe e vrastare; “shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Cilët shqiptarë jeni ju e cilët janë ata?
Kush janë tradhtarët e vërtetë, ju apo ata që luftuan për komb, atdhe shqipëri, flamur, gjuhë, traditë, kulturën shqiptare?
Për ata që besojnë në zot, ballistofashistat e vjetër e të rinj, ka disa fjalë edhe për ju nga Kurani dhe bibla si më poshtë;
“Ndoshta me padrejtësi mund të posedosh ç’ka të duash, por me lutjen e atij që i ke bërë padrejtësi do të humbësh gjithçka që posedon”
Dhe Kurani plotëson:
“Ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi se mes tij dhe Zotit nuk ka perde!”.
– Mallkimi i gjakut të artë shqiptar ndaj tradhtarëve tt gjitha kohërave, formave, modeleve, sistemeve Kristaqi i shprehu si më poshtë:
“Ata nuk janë të denjë për popullin shqiptar dhe meritojnë mallkimin e Nënës Shqipëri.”
Fjalët e tij e të shokëve të tij do ju ndjekin në jetë të jetëve për të marrë atë drejtësi që u takon nga ligji njerëzor dhe ligji hyjnor (siç i do mushka juaj drutë). Ju paralajmëron se, aktet tuaja nuk do të mbeten pa u ndëshkuar siç i meritoni sipas shkallës së krimit që keni kryer përgjatë vijës së jetës njerëzore. Gjaku i të rënëve ju ka mallkuar e të mallkuar do të mbeteni në vijën e historisë njerëzore çfarë do zullumi që të bëni.
“Një shtet që s’do të sakrifikonte, s’do të meritonte të ishte i lirë: një popull do të mund të shpresojë për liri vetëm kur do të ushqejë me gjirin dhe gjakun e tij heronjtë. Andaj të jeni gati me sakrifikue çdo gjë edhe pikën e fundit të gjakut tuaj, vëllezërit e mi, dhe Atdheu do të jetë përherë i lirë. Populli gjithmonë i ri. (Shkruar në frëngjisht në klasën e dytë të Liceut, Korçë, 1938.)
Materiale të fotografuara nga librat që do të përdoren në këtë tekst.
1.- Libri vazhdon me materiale interesante përreth ligjit të së drejtës, në monarki, despotizëm (modeli berishjan) dhe republikë (Enveri). https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1638753021584052&id=100063481092790&mibextid=Nif5oz
2.- Modelin që zbatoi Enveri për shtetin që krijoi e kopjoi nga të parët e tij pellazgë…. Më poshtë detajet 😉 pjesë nga libri N’frym t’ligjit, autor Mondeskje https://www.facebook.com/share/p/19CMvk58H3/
3.- Paragrafe me informacione interesante për ligjet në vende të ndryshme.. https://www.facebook.com/share/p/19NGQD94dd/
5.-
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
