Agim Aliu në hapjen e Panairit të Librit në Ferizaj: Historia dhe lavdia nuk rishkruhen

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Ferizaj, i cili nisi me promovimin e veprës “Shtet i ri – Burrë Shteti Modern” nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Aliu ka vlerësuar se kjo vepër i kushtohet rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit, si dhe figurës së ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e cilësoi si një nga personalitetet e rëndësishme të proceseve historike të vendit.

Në mesazhin e tij, Aliu ka theksuar besimin se drejtësia dhe e vërteta historike do të triumfojnë, duke nënvizuar se kontributet dhe ngjarjet historike nuk mund të ndryshohen.

“Drejtësia do të triumfojë, historia dhe lavdia nuk rishkruhen”, ka shkruar Aliu, duke shprehur pritjen për zhvillimet e mëtejshme gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ai ka theksuar rëndësinë e Panairit të Librit si një ngjarje kulturore që promovon dijen, kujtesën historike dhe vlerat letrare për qytetarët e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal të Skenderajt

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit për …