Ministri Arsim Bajrami vizitoi Institutin Pedagogjik të Kosovës

Ministri Arsim Bajrami vizitoi Institutin Pedagogjik të Kosovës

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami vizitoi Institutin Pedagogjik të Kosovës. Gjatë bisedës së zhvilluar, u.d e drejtores së Institutit Pedagogjik, Labërie Luzha e njoftoi ministrin me zhvillimet në këtë institucion, punën dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Instituti. Ndërkohë, ministri Arsimit Bajrami përgëzoi hulumtuesit shkencor të këtij Instituti për përkushtimin e tyre në punën kërkimore shkencore dhe ndihmën e madhe që po japin në projekte dhe strategji të ndryshme arsimore si dhe trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e suksesshëm të Kurrikulës së re të Kosovës. Instituti Pedagogjik duhet të prijë në trajnimin e mësimdhënësve dhe të jetë më pro aktiv edhe në aktivitetet tjera sa i përket ngritjes së standardeve në mësimdhënie dhe procese tjera me rëndësi në sektorin e arsimit, porositi, ministri, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …