Opozita

Asnjëra nga tri partitë e opozitës nuk është e gatshme t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes të Isa Mustafës për demarkacionin

Edhe pse kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar për televizionin publik se bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, do t’i ftojnë partitë opozitare në fillim të tetorit në një takim për demarkacionin, asnjëra nga tri subjektet opozitare në Kosovë nuk është e gatshme t’i përgjigjet pozitivisht një thirrjeje eventuale për një takim të ri me qeverinë ku do të bisedohej për demarkacionin. Zgjim Hyseni nga Vetëvendosje, ka deklaruar se ky subjekt nuk do të pranonte të ulej në një takim të tillë, para se qeveria ta pranojë se versioni i tanishëm i demarkacionit ka qenë i gabuar. Ahmet Isufi thotë se AAK-ja nuk merr pjesë në asnjë takim te thirrur nga Qeveria derisa ajo ta shpallë të anuluar marrëveshjen e versionit aktual të demarkacionit dhe se e vetmja alternativë që do ta bënte të ulej në ndonjë takim të ri për demarkacionin, do të ishte në rast se formohet një komision i ri që do ta ripërcaktonte vijën kufitare në mënyrë të drejtë. Qëndrim të ngjashëm mban edhe Nisma për Kosovën. Bilall Sherifi nga ky subjekt, tha se ky është veçse një paralajmërim tjetër i kryeministrit Mustafa, dhe se përgjigjja e Nismës do të varej nga përmbajtja e ftesës.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …