Gjendje para përshkallëzimit në kufirin me Malin e Zi

Qeveria gjithnjë e gatshme për bisedime lidhur me demarkacionin me Malin e Zi

Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, në lidhje me takimin e mundshëm e të shumëpërfolur mes liderëve të partive politike dhe Qeverisë ka deklaruar për mediet se ftesa për demarkacionin vazhdon të mbetet  e hapur, publike. Ne konsiderojmë se duhet të ulemi dhe të bisedojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konstruktive. Kemi çfarë të bisedojmë dhe është mirë ta bëjmë këtë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja në kushte, apo në kërkesa dhe oferta të cilat përjashtojnë krejt atë që është bërë deri më sot rreth demarkacionit. Përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se nuk pranojnë të dialogojnë për marrëveshjen e Demarkacionit në versionin aktual. Ata kërkojnë që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero.

Kontrolloni gjithashtu

Shtrenjtimi i energjisë rrezikon largimin e investitorëve dhe eksodin e të rinjve nga Kosova

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kalimi i menjëhershëm në tregun e hapur po …