Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Kuvendi, insitucioni më i dështuar në vend

Që nga viti 2010, përfaqësuesit e popullit (deputetët) në Kuvendin e Kosovës kanë qenë instrument i politikave të qeverive të ndryshme deri në këtë vit, e vazhdojnë të janë të tillë, pa prekur asnjëherë mirëqenien e qytetarit në tema kyçe duke adresuar kërkesat e tyre ministrive e institucioneve përkatëse në Qeverinë e Kosovës, pa prekur asnjëherë preokupimet e problemet e qytetarëve që ballafaqohen ata çdo ditë. Mungesa e sundimit të ligjit, lufta kundër krimit institucional e deri te mbrojtja e Kushtetutës, e cila është shkelur nga pjesa dërmuese e dikastereve qeveritare si dhe vet Kuvendit, ndërsa kjo e fundit nuk ka arritur as të parashtrojë pyetje parlamentare dhe të kërkojë llogari nga Qeveria si përgjegjësi që ka ndaj saj. E kjo gjendje politike qytetare e institucionale është shumë normale përballë një numri të madh të “analfabetëve” në Kuvendin e Kosovës, të cilët disa për 4 vite e disa për 6 vite nuk arritën të thonë as edhe një fjalë për qytetarin e Republikës së Kosovës, për institucionin që e përfaqësojnë (Kuvendin), ku vetëm këtë vit 96 deputetë nga 120 sa janë gjithsej në Kuvendit nuk kanë parashtruar asnjëherë pyetje parlamentare (Raport i KDI-Kosova), e lëre më të artikulojnë politika apo të monitorohet Qeveria apo procese me rëndësi për vendin.

Vet Kuvendi i Kosovës gjatë gjithë këtij sesioni të 2016-së, aktivitetin e tij e ka vazhduar pa asnjë plan pune, përkundër që kjo parashihet edhe me rregulloren e Kuvendit. Ndërsa vet deputetët e Kuvendit, këtë çështje as nuk e din fare se duhet ngritur e kërkuar një plan pune e mos të vazhdohet puna ‘paushall’ siç po vazhdohet, ndërsa një pjesë e mirë e tyre gjatë seancave në Kuvend ata vetëm shkojnë sa për nënshkrim për mëditje dhe përsëri vazhdojnë punët e tyre në institucionet tjera jashtë Kuvendit. Në anën tjetër, disa “kinse” të mençur (aksidentalisht deputetë), Kosovën e paraqesin vetëm në pikëpamjen e Afganistanit e çerdhe të terrorizmit, ku me folklorin e tyre patriotik gufojnë si kambanat e Kishës së Llapushnikut, në mesin e malit e rajonit ku janë 99% të besimit islam, e si rezultat i këtyre gufimeve, pala serbe e shfrytëzoi mundësinë që Kosovën të paraqes si një vatër të terrorizmit edhe në OKB, sikurse në vitet e 1990, e kjo fal ‘rezultatit’ të deputetëve tanë!!!

Qytetari  i Kosovës  qe gjashtë vite asgjë nuk ka dëgjuar tjetër përveç se:

  1. Negociatat Kosovë-Serbi, herë teknike herë politike,
  2. Integrimet Evropiane, MSA, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO etj.
  3. Demarkacioni, me regjistra, pa regjistra, kulla, toka e atij e këtij etj…,

Tema në cilat nuk është arritur as minimumi i suksesit e lëre më të flasim për progresin!!!

Gjatë gjithë këtyre viteve, përfaqësuesit e popullit (deputetët) janë marrë me këto tema por që asnjëherë gjatë këtyre viteve nuk është ftuar seancë e rregullt apo e jashtëzakonshme e Kuvendit që të diskutohet mbi shkaktarët e rritjes së Kriminalitetit institucional, asnjëherë nuk është diskutuar e thirrur asnjë seancë për mungesën e vullnetit politik e përgjegjësve në dikasteret përkatëse në zbatimin e ligjit, e tashmë së fundmi Kosova po merr edhe një epitet të ri, atë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Si përfundim, zgjidhja e problemeve të Kosovës nuk varet nga qeveritë kukulla e as atyre të instrumentalizuara nën hijen e krimit e korrupsionit, individ të kapura nga shërbimet e ndryshme, zgjidhja e problemeve të qytetarit kosovarë mundë të bëhet realitet nëse këtij qytetari i rritet vetëdija në përzgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Kosovës gjatë zgjedhjeve parlamentare, që kjo përzgjedhje të jete zëri i qytetarit të Kosovës e kurrsesi dështimi i tij në institucioni më të lartë të Republikës së Kosovës, Kuvendi.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …