Reshat Badallaj

Reshat Badallaj: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri lopë “analistët” e zgjedhur nga Baton Haxhiu

Turpi i vitit në Tv-Klan Kosova, medium pro serb, antikombëtar dhe anti UÇK.

Në mbrëmje erdha nga puna dhe si gjithmonë u ula të lexoj dhe të shikoj se çka ka të re në fcb nga miqtë e mi të shumte 5,000 (pesëmijë) dhe të shikoj TV nga Shqipëria. Letra të shumta erdhën nga miqtë e mi që të shikoj TV KLAN KOSOVËN. Betohem për tokë e për qiell se kurrë nuk e shikoj TV KLAN KOSOVËN, sepse hapur tregon dhe thotë se është proserb, anti UÇK dhe antikombëtar dhe se financohet nga banda mafioze e kanale të nëntokës serbe që quhet “DEVOLLI”, që tentuan qëllimisht dhe të ndërsyer nga gjak sorët serbianë, për të helmuar dhe për të tredhur shqiptarët me krunde kafshës, derrash e qensh, të pastruar nga stallat e derrkucëve në Serbi. Ky marifet është vërtetuar edhe nga dy shtetet dhe nga disa shoqata. Është dënuar për këtë vepër kriminale, të turpshme, raciste dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës vetëm me 500 mijë euro dhe Zoti i Madh e di se a i kanë paguar apo jo!!!. Kjo bandë vrastare dhe hajdutësh, nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe Gjyqësia, sepse është bërë ZAP nga kriminelët, hajnat, udbashët, që mrizojnë në Qeverinë kuslinge. Banda kusarësh që quhet “DEVOLLI”, mbështet edhe nga shumë kriminelë, hajna, oligarkë dhe udbashë, për të vjedhur dhe për të bërë hata ne Kosovë, për ta vjedhur deri në palcë dhe dëmtuar vendin. Mu për ketë Gjyqësia e instaluar serbe në Kosovë është me pëlqimin e këtyre kriminelëve dhe nuk guxojnë të bëjnë zë. Me gjithçka pajtohen vetëm t´i kenë duart e lira për të vjedhur e haram e paçin!

TV KLAN KOSOVËN nuk e shikoj, edhe pse udhëhiqet nga spiuni, tashmë i vërtetuar i UDB-ës serbe dhe dosti i Jovica Stanishiqi, që quhet BATON FAZLI HAXHIU. Baton Haxhiu, gjatë bombardimeve në luftë, shihej në hotelin “GRAND”, me jugo-shqipfolësin, Veton Surroi, djali i ambasadorit të Titos, Rexhait dhe me një gazetare greke. Batoni takohet në Brezovicë fshehurazi me kriminelët mjekërpalarë serbianë, nipa të Drazh Mihajlit, nën mbikëqyrjen e MUP-it serb dhe e fusin në Maqedoni si nuse, pasi i kishte dhënë të gjitha informatat. Shkrova më lart se duke shikuar fcb. shumë miq e mikesha më lutën të shikoj Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë me disa “analistë”. Edi Rama kishte në të djathë e në të majtë gjashtë persona, që të shkretit ishin munduar të pispillosur me kollare.

Afër Edi Ramës rrinte këshilltari i tij Baton Haxhiu. Baton Haxhiu e mbron tash Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.  Baton Haxhiu, që kishte vjedhur paratë e shokëve gjatë luftës, paraprakisht e kishte njoftuar, Edi Ramën, se kënd e kishte aty dhe me çka merreshin. Kush i ka vetëm dy fije mend në kokë, mund ta ketë kuptuar për dy arsye; e para, i ka spiunuar se ishin “moderatorë” të disa portaleve dhe ju tha pa bërë pyetje se ju merruni me PORTALE, bile disa herë e përmendi dhe e dinte se aty kishte që nuk kishin luftuar dhe nuk kishin prekur pushkë me dorë. Për çudi njërit prej tyre iu drejtua drejtpërdrejt duke i thënë:”… ti nuk ke luftuar”. “Analistët” i thënçin vetes, analistë humbën dhe u treguan kokëderra dhe kokë- trashë. Edi Rama i bëri lopë, i përbuzi dhe i nënçmoi me shumë të drejtë. Lëre që nuk dinin të bënin pyetje, por u bënë aq të mërzitshëm sa nuk iu tha:”Ikni nga këtu more kokëderra”.

Kurdisja e Baton Haxhiut

Qëllimisht spiuni i UDB-ës serbe, Baton Haxhiu, që ngjitet si shushunja vetëm për para, qoftë me serbët, ose me rusët nuk ka rëndësi, i kishte gjetur rrugëve këta “analistë”. Njëri prej tyre me çonte mallin e një hoxhe që nuk kishte as “mejtep”, me një “çitap” në dorë mundohej të bënte pyetje. I ngjante hoxhallarëve në xhemat para se të mbulohej xhenazja me dy-tre kubikë dheu. Për t´i përbuzur deri në skajshmëri “analistët” që Baton Haxhiu i kishte gjetur kafeneve, Edi Rama luti që t´i përkthente në gjuhën shqipe dhe se interesant ishte kur për një pyetje të një studenti pasi shikoi orën e dorës tha:”…pas dy orë ishte e vetmja pyetje…”. Kësaj ndryshe i thuhej se kot humba kohë me këta gjysme analfabetë dhe kokëderra ose edhe me keq, por, këta e zënë vetin goxha diçka. Bishtdredhuri dhe dallaveraxhiu, Baton Haxhiu, u tregua hapur se ishte puthadorë, i Edi Ramës, i merrte vetëm “temena” atij ndërkaq, “analistëve” që qëllimisht i kishte gjetur sokakëve, u bërtiste. Shih për këtë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, pasi i përbuzi që këta nesër nuk guxojnë të dalin rrugëve të Prishtinës se do i pështyjnë edhe zogjtë e malit ikën të turpëruar dhe me bishtin ndër shalë.

Është shumë mirë që këta nuk kishin turp.

 Po të kishin pak turp dhe pak surrat nuk do të lejonin një gjë të tillë. Dhe krejt në fund fare, dorën në zemër nuk e kam dëgjuar Edvin Kristaq Ramën, kryeministrin e Shqipërisë duke thënë, por, me gjasë i ka thënë Baton Haxhiut: “Përse m’i solle këtu këta kokëderra për të humbur kohë?”. Pasi iku Edi andej Drinit,”analistët” pa fije turpi po mundohen të mbrohen. Mosni, mosni se i vjen era, ashtu si po ju vjen era juve. Ju mori me vete dylberi i Serbisë, Baton Haxhiu. Ja punoi mirë ky bishtdredhur. Ju mos dilni para Vitit të Ri rrugëve të Prishtinës, sepse nga ju do bëjnë me gishtin tregues të gjithë si të mjerë, qyqarë që jeni mësuar t´i bëni pyetje Isa Mustafës, Ismet Beqirit, Adem Grabocit Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe disa pishpirikëve dhe disa muzurëve. Edi Rama nuk është i kësaj bande. Ai është zier në kazanë tjetër, nuk është zier ne kazanët e Beogradit, të dala nga kopeja e staneve të Kalemegdanit dhe të Zemunit, ku është kalitur Baton Fazli Haxhiu! Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i çoi “selam” edhe disa langonjve që nuhasin dhe lehin për kombin kosovar duke mohuar KOMBIN SHQIPTAR. Lehin se për këtë punë paguhen. Te nesërmen, filluan të flasin. Kot! Edi Rama ka ikur dhe nuk dëgjon më andej bjeshkëve…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …