Albin Kurti

Vetëvendosja nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit, thotë Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se partia e tij nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi. “BE ka dy kërkesa për Kosovën për liberalizimin e vizave. E para është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. E dyta, nënshkrimi i vijës së demarkacionit me Malin e Zi. E dyta nuk është e drejtë, sepse Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe nuk iu vu kusht vija e demarkacionit me Kosovën”, deklaroi Kurti për Top Channel.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …