Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Matthew Palmer: Amerika do të mbetet në Ballkan

Procesi i normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Shtetet e Bashkuara e trajtojnë si proces të ndarë nga pranimi i pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar srejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, Mendoj se normalizimi është i definuar dhe i njohur në kuadër të dialogut të Brukselit dhe e trajtojmë si proces të ndarë nga pranimi i pavarësisë”, tha zoti Palmer në intervistën e botuar nëë të përditshmen beogradase, Politika, me titull “Amerika mbetet në Ballkan”. I pyetur se a është e mundshme që Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian, pa e pranuar pavarësinë e Kosovës, Matthew Palmer është përgjigjur se kjo është pyetje për Bashkimin Evropian. Ajo që ne bëjmë është që në masë të plotë ta mbështesim procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Palmer, duke shtuar se momentalisht nuk lëvizet  përtej kësaj pike”.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …