leoni

Kongresistët amerikanë: Peter Roskam dhe David Price, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kosovë

Kongresistët amerikanë: Peter Roskam dhe David Price, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Kosovë

Kongresistët e administratës së re të kryetari  amerikan, Donald Tramp, Peter Roskam dhe David Price, po qëndrojnë për një vizitë zyrtarë në Kosovë. Ata janë pritur në takim nga kryekuvendari, Kadri Veseli. Pas këtij takimi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se pas vizitës në SHBA, vizita e kongresistëve amerikanë konfirmon edhe njëherë përkrahjen e fuqishme nga SHBA për Kosovën edhe nga administrata e re e udhëhequr nga Donald Trump. “Unë jam shumë krenar dhe falënderoj kongresistët  amerikanë që erdhën në Kosovë për t’i dhënë  edhe një shtytje bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Amerikës. Ne jemi shumë falënderues për mbështetje historike. Ne kemi dëgjuar vetëm mesazhe të lirisë nga kongresistët amerikanë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Amerikën për ta zhvilluar shtetin tonë dhe demokracinë e vendit tonë, në të njëjtën kohë për të ecur në një partneritet të përjetshëm. Ndërsa, Peter Roskam, anëtar i Kongresit amerikan, ka thënë se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të mira, duke shtuar se Kosova është në agjendën e SHBA-ve ashtu siç ka qenë nga të gjitha administratat dhe asgjë nuk ka ndryshuar, në aspektin e mbështetjes.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …