leoni

Gazeta britanike “The Sun” raporton për shtatë persona të vdekur

Gazeta britanike “The Sun” raporton për shtatë persona të vdekur

Gazeta britanike “The Sun” në numrin e saj të ri, shkruan se shtatë persona kanë vdekur pas sulmeve të fundit në Londër. Kjo gazetë ka vendosur titull kryesor: “Terror në Urën e Londrës”. Nga tri sulmet që ndodhen në Londër mbrëmjen e së shtunës, raportohet edhe për të plagosur. Sulmi i parë raportohet te Ura e Londrës, pastaj policia britanike ka reaguar edhe në një incident tjetër në Borough Market. Kurse sulmi i tretë sipas policisë britanike ka ndodhur në zonën Vauxhall.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se këto tri sulme po trajtohen si sulme terroriste.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …