leoni

Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë, ka bërë thirrje që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka bërë thirrje që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë, meqë vendin e presin sfida të mëdha. Zëdhënësja Dinka Zhival thotë se përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kërkon nga partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet. “Kosova përballet me shumë sfida – papunësia e lartë, sistemi arsimor me performancë të ulët, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit – të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në përputhje me interesin më të mirë të popullit të Kosovës, ka thënë zonja Zhival.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …