Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Një marrëveshje eventuale përfundimtare me Serbinë mund të bëhet edhe me një “Referendum”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një marrëveshje eventuale përfundimtare me Serbinë duhet të “qitet në referendum”, që të mos mbetet viktimë e debateve ndërpartiake. Ai ka deklaruar se është kjo rruga më e mirë që të shmanget kthimi i saj në temë për folkloristët politikë, ndërsa ka kërkuar unitet në këto bisedime. “Ne mund të negociojmë, të arrijmë pajtueshmëri, por do t’ua propozojmë qytetarëve të Kosovës, që në një datë të caktuar, ata të deklarohen vet dhe të marrin përgjegjësinë vet për këtë gjë. Kjo është zgjidhja më transparente, më e mirë e mundshme, më e pranueshme”. “Mbi situatat e reja do të krijohen rrethana të reja dhe të ndodhin veprime të reja. Por qytetarëve duhet t’u ofrohet mundësia që vet të vendosin për të ardhmen e tyre. Gjithcka me Serbinë është e politizuar; ka edhe paranoja në këtë drejtim. Duhet ta kemi të qartë se jemi vendi më i izoluar për shkak të politikave ditore. Unë dua të besoj se njerëzit përgjegjës do të jenë pjesë e projektit për platformë të përbashkët në këtë cështje. Ata që nuk duan unitet nuk mund t’i tolerojmë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …