leoni

Kryetari Ilazi uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam me rastin e Kurban Bajramit, ai në emrin e tij dhe administratës komunale, ju uron Festën e Kurban Bajramit, duke e nda gëzimin dhe dashurinë që sjell për ne kjo festë. Kurban Bajrami është një festë e madhërishme që ngjallë midis njerëzve ndjenjën fisnike, të mbështetjes dhe solidaritetit vëllazëror dhe na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për të mirën e përgjithshme. Uroj që kjo festë të kultivoj edhe më shumë ndjenjën e solidaritetit mes njerëzve duke u dal në ndihmë skamnorëve dhe gjithë të tjerëve që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Gjithashtu uroj të gjithë ata të cilët kanë vendosur që të vizitojnë Mekën, që të kthehen shëndosh e mirë, pranë familjeve të tyre dhe të kenë një udhëtim të mbarë.

Me respekt e nderime,

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …