Hoyt Yee, në një letër dërguar ministrit Blerand Stavileci, i ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj bashkëshortes së tij

Hoyt Yee, në një letër dërguar ministrit Blerand Stavileci, i ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj bashkëshortes së tij

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan, Hoyt Yee, me anë të një letre dërguar ministrit në detyrë, Blerand Stavileci, i ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj bashkëshortes së tij, Vitorës. “Dëgjova për sulmin e egër dhe të ulët ndaj gruas suaj dhe desha që në emër të shumë miqve tuaj në qeverinë amerikane të shpreh keqardhje ndaj teje dhe familjes Tuaj, ndërsa Vitores shërim sa më të shpejtë, ka shkruar Hoyt Yee. Ai ka thënë se pret nga autoritetet vendore që të hetojnë rastin dhe se shpresojnë që sa më shpejtë të sillën para drejtësisë ata që sulmuan gruan e ministrit Stavileci pasditen e së hënës. “Ne do të vazhdojmë në punojmë me ju dhe qeverinë tuaj që të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj. Me partnerë si ju, jam i sigurt se do të jemi të suksesshëm”, përfundon letrën e tij, zv.ndihmës-sekretari amerikan, Hoyt Yee,.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri: Nëse nuk thirret seanca, takimi i radhës është në shesh

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk …