Sot në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia e betimit të kadetëve të vitit të parë

Sot në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia e betimit të kadetëve të vitit të parë

Sot në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, do të zhvillohet ceremonia e betimit të kadetëve të viti të parë. Ceremoninë e betimit të kadetëve do ta përcjell, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, stafi i lartë, ambasadorët, atashetë e akredituar në Kosovë, familjarët e kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe pjesëtarë  të FSK-së. Gjatë ceremonisë do të flasin ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …