Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja të 11 profesorëve universitarë

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja të 11 profesorëve universitarë

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja. Në Këtë parti zyrtarisht kanë aderuar 11 intelektualë me profesione të ndryshme dhe profesorë universitarë. Me këtë rast, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka uruar mirëseardhje të aderuarve. Ka thënë se Kosova është në një udhëkryq dhe duhet dhënë drejtim. Kosova, sipas tij, ka nevojë më shumë së kurrë më parë për energji dhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendi ka nevojë për angazhim të sa më shumë njerëzve dhe intelektualëve. Krasniqi thotë se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë dhe duan. Ai ka falënderuar ata për gatishmërinë që po tregojnë për të qenë bashkudhëtarë në këto procese. Emrat e intelektualëve të cilët i janë bashkuar Nismës për Kosovën janë: Emrush Thaçi, Nehat Rrudhani, Nevzad Shemsedini, Baki Koleci, Bedri Muhadri, Fadil Osmani, Niman Bardhi, Eglantina Kraja-Bardhi, Berat Hasanaj, Bardhyl Spahiu dhe  Blerim Shehu.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …