Kryeministri Haradinaj

Kryeministri Haradinaj: Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar me anë të një shkrimi në rrjetin social Ditën e Mësuesit. Ai ka thënë se një komb është i fortë për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

“Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit. Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore! Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët! Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re! Urime dhe falemnderit mësuesve të te gjithë brezave!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla refuzojnë dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, ndërsa ministrja e …