Tetë ambasadorë të ndryshëm të Republikës së Kosovës janë liruar nga detyra

Tetë ambasadorë të ndryshëm të Republikës së Kosovës janë liruar nga detyra

Një numër i ambasadorëve të Kosovës që kanë vepruar nëpër shtete të ndryshme janë liruar nga detyra. Bëhet fjalë për 8 prej tyre ambasadorëve, të cilëve iu kishte skaduar mandati. Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga këshilltari i ministrit të jashtëm, Jetlir Zyberaj. Të liruarit nga detyra janë: Valdet Sadiku që ishte ambasador në Serbi, Edon Cana në Francë, Avni Spahiu që vepronte në Turqi, Nexhmi Rexhepi ishte ambasador në Slloveni e Rexhep Boja në Mretërinë e Arabisë Saudite. Në Kosovë nga pozita e ambasdorit do të kthehen edhe Ylber Hysa që ishte në Maqedoni, dhe Shpend Kallaba që ishte ambasador i Kosovës në Bullgari. Mandati i ka skaduar edhe Lirim Grejçevcit që ishte ambasador në Britani të Madhe, por që i njejti pritet të emërohet ambasador në një vend tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …