Albin Kurti

Albin Kurti thotë se Kosova përveç papunësisë, ka edhe arsim e ekonomi të dobët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar të gjitha qeveritë deri tani, që nuk po kontribuojnë aspak për të ulur papunësinë. Kurti ka thënë se kur bashkëbisedon me qytetarë të moshave të ndryshme, asnjëherë nuk i dëgjon duke kërkuar para por vetëm punë. Tutje, ai ka thënë se Kosova përveç papunësisë, ka edhe arsim e ekonomi të dobët. Ai thotë se partnerë e ish partnerë të koalicioneve qeverisëse, hallin e kanë vetëm në autostrada. Me këso qeverish, më shumë kanë frikë të punësuarit që do të mund ta humbin vendin e punës, sesa që kanë shpresë të papunët që do të mund të gjejnë një vend pune.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …