Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancën e radhës plenare

Në rend të ditës janë gjithsej 10 pika, prej të cilave edhe propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti. Në pikën e 6-të të rendit të ditës, Kuvendi do të ketë shqyrtimin e parë të projektligjit për amnisti. Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,

7. Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

9. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti.

10. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …