Ragip Begaj dhe mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit

Ragip Begaj dhe mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve të varrimit

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të datës 4 prill, të këtij viti, sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës. Sipas marrëveshjes, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, oblohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen nga me mjete buxhetore të Komunës së Malishevës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove. Komuna e Malishevës, edhe vitin e kaluar, i ka mbuluar shpenzimet për shërbimet e varrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi kundër koalicionit me VV-në: Dallojmë në gjithçka

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …