Xhaferi: Kosova nuk duhet të lejojë të stërgjatët procesi që e dërgon vendin në një marrëveshje finale me Serbinë

Talat Xhaferi: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet për publikim në Gazetën Zyrtare, kur ai do të vlerësojë se është koha e duhur, por nuk ka precizuar kur kjo mund të ndodhë. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, ai ka thënë se duke marrë parasysh se nuk ka afate ligjore, ai ka thënë se kur do të jetë koha e duhur ligji do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Ai nuk dëshiron të komentojë zërat se partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, është duke e kalkuluar me Ligjin e gjuhëve dhe është duke luajtur lojën ‘ftohtë-nxehtë’ dhe në rast të zgjedhjeve të reja parlamentare, sërish ta aktualizojë gjuhën shqipe. “Nuk dua të komentoj atë që thoni ju. Mendoj se ky nuk është qëndrim dhe kalkulim i BDI-së, por e asnjë ndonjë partie tjetër, pasi ligji tashmë është sjellë për herë të dytë dhe nuk ka asnjë kalkulim që të bëhet ajo që thoni”, ka thënë Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …