Yagcilar: Ligji i ri për pagat rrëzon ngritjen e pagave të qeveritarëve

Yagcilar: Ligji i ri për pagat rrëzon ngritjen e pagave të qeveritarëve

Duke komentuar ngritjen e madhe të pagave të kabinetit qeveritar, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka paralajmëruar se Ligji i ri për Pagat do ta rrëzoj vendimin për rritjen e pagave të qeveritarëve. Ai ka deklaruar se se të gjitha vendimet që prekin çështjen e pagave duhet të jenë në harmoni me ligjin, në të kundërtën do të anulohen. “Janë disa vendime të ndryshme sa i përket çështjes së pagave, duke përfshirë edhe këtë të fundit për rritjen e pagave të qeveritarëve, i cili nuk është antikushtetues, por kemi vlerësuar se për këtë çështje na duhet një ligj dhe me miratimin e tij në Kuvend atëherë të gjitha vendimet tjera bien.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …