Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Avdullah Hoti ia ka bërë dëmin më të madh Kosovës duke shfuqizuar Task-Forcën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ia ka bërë dëmin më të madh Kosovës në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke shfuqizuar Task-Forcën. Tahiri tha se nuk e di ku po e merr Hoti guximin që të dalë e të deklarohet për pretendimet e kësaj çështje, pasi këto janë punë të policisë dhe Prokurorisë. Tutje ai tha se kryeministri vendosi të përzihet në Prokurori e Polici, se si të bëhet puna.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …