Adil Fetahu

Adil Fetahu: Serbia i vetmi shtet i Evropës në Listën e zezë për kriminalitet të organizuar

Më 24 shkurt të këtij viti, Organizata ndërkombëtare për luftimin kundër pastrimit të parave, si formë e  krimit të organizuar (FATF: Financial Action Task Force), e futi Serbinë në Listën e zezë të shteteve të dyshuara për financimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar në botë. Në atë listë Serbia u fut në grup me Korenë e Veriut, Etiopinë, Irakun, Sri Lankën, Sirinë, Trinidadin e Tobagon, Tunizinë, Vanatuon dhe Jemenin. Serbia është i vetmi shtet i Europës që u fut në atë listë të zezë.

Regjimi është munduar ta fshehë lajmin, por lajmi ka rrjedhë nga opozita, konkretisht nga ish-kryetari i Serbisë, Boris Tadiq. Ndërkaq, kryetarja e Qeverisë, Ana Bërnabiq, me një qarkore dërguar (24 shkurt 2018) ministrive, ua ka ndalua të mos e komentojnë lajmin as të mos japin deklarata e komente nëpër media për këtë çështje. Kryetarja e Qeverisë ka mund ta privojë publikun e gjërë serb nga e drejta e informimit për këtë skandal të Serbisë, por nuk ka mund të privojë të gjithë njerëzit nga informimi, pasi që vendimi për këtë është i publikuar në faqen zyrtare të organizatës FATF, me seli në Paris.

Po si arriti deri këtu, që Serbia të jetë i vetmi shtet (“lider”)  i Evropës në atë listë të zezë?

Ekzistojnë organizma të ndryshëm ndërkombëtar, në nivel të OKB dhe të Këshillit të Evropës të cilët merrën me kontrollin e parandalimit të krimit të organizuar, të cilat kanë përcaktuar standardet dhe kriteret e atij parandalimi. Ndër format e kriminalitetit të organizuar është edhe shpërlarja e parave dhe financimi i terrorizmit. Serbia mu për këto forma  edhe është futur në listën e zezë të Komitetit ndërshtetëror për luftë kundër shpërlarjes së parave (FATF – Financial Action Task Force), me seli në Paris. Edhe Këshilli i Europs e ka një komitet të vetin  për pengimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit (“Manival) me seli në Strasburg. Këto organizma kanë përcaktuar 40 standarde dhe kritere  për vlerësimin e secilit shtet, nëse po ndërmerr masa dhe veprime të duhura dhe efektive për parandalimin e këtyre formave të terrorizmit ndërkombëtar. Ekspertët e Manival-it e kanë përcjellë gjendjen në Serbi prej vitit 2014-2016.

Pas një raporti të “Manival”-it, për dyshimet ndaj masave strategjike të Serbisë për parandalimin e këtyre formave të kriminalitetit ndërkombëtar, ekspertët e atij komiteti e kanë vizituar Serbinë prej 28 shtator deri më 9 tetor 2016, për të vlerësuar nëse ka ndërmarrë masa të duhura për parandalimin e formave të caktuara të terrorizmit ndërkombëtar, sidomos shpërlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit. Bashkë me vlerësuesit e “Manival-it”, tërë kohën kanë qenë edhe përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë, ngase vlerësuesit kanë hulumtuar sistemin bankar.

Më 23 shkurt k.v, FATF-i ka vendosur ta fuse Serbinë në listen e zezë, si shtet që ka të meta strategjike sa i përket parandalimit të shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit ndërkombëtar. Serbia tash  është i vetmi shtet  Evropian  në listën e zezë, pasiqë Bosnjë-Hercegovina është hequr nga ajo listë. Kështu Serbia është në të njëjtën listë me Korenë e Veriut, Etiopinë, Irakun, Srilankën, Sirinë, Trinidadi-Tobago, Tunizinë, Vanuatuon dhe Jemenin.  Është interesant që në mbledhjen e FATF-it, është diskutuar për dy kandidate për t’i futur në listën e zezë: për Serbinë dhe Pakistanin, por Kina dhe Rusia kanë kundërshtuar që Pakistani të futet në atë listë, kurse për Serbinë nuk kanë kundërshtuar, edhepse Serbia i konsideron ato dy fuqi si miket më të ngushta dhe shpresën kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare! Duket se ato dy fuqi, mike të Serbisë, nuk kanë mund të bëjnë asgjë, pasiqë ata që e akuzojnë Serbinë, se po financon terrorizmin ndërkombëtar, kanë ofruar argumente të pamohueshme për këtë.

Duke iu shmangur të flasin për rastet dhe format tjera të terrorizmit, njohësit e situatës në Serbi theksojnë se  shitja e  armëve serbe shteteve, organizatave dhe grupeve terroriste, është një nga format e përhapura dhe argumentet e financimit të terrorizmit ndërkombëtar, duke përmendur shitjen e armëve shteteve të Lindes së Afërme, nga të cilat duket se po e financojnë një mega projekt të quajtur “Beograd na vodi” (“Beogradi në ujë”), në anën e majtë të lumit Sava, në Beogradin e Ri, ku po ndërtohet një kompleks i madh i banesave e lokaleve komerciale, hotele, terene sportive, pishina, qendra sporti, shkolla,  kryesisht për aktivitete në ujë, parqe, rrugë për biciklista,  etj. Për financimin e atij projekti thuhet se janë lidhur “kontrata të mëdha” me shtetet e Lindjes së Afërme. E dihet se si është situata në atë rajon, qysh prej vitit 2012, kur shpërtheu lufta në Siri. Nga ana tjetër, sado që jepën informata “në doza të kontrolluara”, autoritetet e ushtrisë së Serbisë lavdërohen për rezultatet e arritura nga eksporti i industrisë së armatimit të tyre, me armët e të cilëve terroristët në Lindjën e Afërme çdo ditë vrasin njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe gra, fëmijë e pleqë. Nuk përjashtohet edhe mundësia e shitjes së armëve kimike nga Serbia, me qenë se kjo ka përvojë me helmimin e mijëra fëmijëve (nxënësve) shqiptarë në Kosovë, në vitin 1990.

Futja e Serbisë në listën e zezë, jo vetëm se nuk i bënë nderë, dhe se mund të pasohet me kontrollimin e rreptë të sistemit bankar, e me sanksione të ndryshme, pasi që FATF-a ka mekanizma për sanksione dhe bashkëpunon me organizmat tjera relevante. Madje kjo listë e zezë, mund t’i kushtojë Serbisë edhe me rastin e hapjss së kapitullit 24 të dokumentit për integrim në BE, pasiqë aty bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me këtë “regjistrim” në listën e zezë, Serbia e ka marrë “diplomën  dhe medaljen” e merituar të shtetit terrorist, në mesin e 9 shteteve tjera të botës, ndërsa në Europë është – lidere e pa konkurencë! Zatën, për terrorizëm Serbia është e njohur qysh moti dhe ka resurse e kapacitet të mjaftueshëm edhe për terrorizëm të brendshëm, edhe terrizëm ndaj fqinjëve, edhe për terrorizëm në përmasa kontinentale.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …