Afërdita Bytyqi zgjidhet Presidente e Federatës të Ragbit në Kosovë

Afërditë Bytyçi zgjidhet Presidente e Federatës të Ragbit në Kosovë

Ish zëvendës presidentja e Federatës të Ragbit në Kosovë, Afërdita Bytyqi është zgjedhur si presidentja e re si dhe njëkohësisht është femra e dytë presidente në një federatë në Kosovë.

Të enjtën, 12 mars Afërdita pranoj rolin e presidentës së FRK.

Afërdita ragbin e ka e ka filluar në Mars 2018 me klubin Balkan Lynx. Në shtator, 2018 u është zgjedhur zëvendës presidente e FRK-së ku ka marrë hapat e parë të udhëheqjes së një organizate.

Afërdita ka përfunduar Fakultetin Juridik në vitin 2017 dhe është në përfundim të studimeve master në drejtimni Civil.

Ka punuar si praktikante në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe me projektin Kodi Civil në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Pozitën e zëvëndës presidentit e mori Dardan Gashi.

Dardan Gashi  ka përfunduar Fakultetin Juridik. Ka filluar të merret me sportin e ragbit në vitin 2013 ku edhe është njeri ndër themeluesit e klubit Peja Eagles Rc si dhe president i të njejti klub.

Ne vitin 2018 Dardani filloi stërvitjen e grupmoshat U10-u14 në Pejë ku vazhdon të trajnoj këto grupmosha në sportin e ragbit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative …