Agim Çeku: Më shumë angazhim për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Ish-shefi i SHP të UÇK-së, më vonë i TMK-së dhe i FSK-së, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Agim Çeku, ka kërkuar ngha partia dhe koalicioni qeveritar të punojë më shumë për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. “Ministria dhe FSK-ja janë të gatshme edhe me planet afatgjata dhe afatshkurtra dhe me të vërtetë nuk ka më justifikim kjo pritje. Kjo çështje duhet të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë në ditët e ardhshme dhe propozoj që si parti dhe kryesi e partisë të marrim qëndrim që në kuadër të Qeverisë të punohet që FSK-ja të bëhet ushtri”, ka thënë Çeku në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PDK-së. Agim Çeku ka qenë për një mandat në krye të Ministrisë së FSK-së.


 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …