Nuredin Mehmet Gërvalla (13.7.1977 - 24.5.1999)

Agron A. Gërvalla: Më 24 maj, në orën 11:00, do të mbahen homazhe për Dëshmorit të Kombit, Nuredin Gërvalla

Të nderuar bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, familjarë, bashkëfshatarë, miq, shokë dhe dashamirë,

Me respekt të madh ju njoftojmë se nesër, më 24 maj, në orën 11:00, do të mbahen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan për të nderuar kujtimin e Dëshmorit të Kombit, Nuredin Gërvalla, dhe 15 bashkëluftëtarëve të tij.

Ju ftojmë që të bashkoheni me ne në këtë ceremoni për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e tyre të madhe për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. Kontributi dhe heroizmi i Nuredin Gërvallës dhe bashkëluftëtarëve të tij është një frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, dhe ne duhet ta kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të thellë.

Në këtë ditë përkujtimore, le të qëndrojmë së bashku për të ndarë respektin dhe vlerësimin tonë për këta heronj të pavdekshëm të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …