Ministria e Arsimit bënë të ditur se rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nëntat dalin të hënën

AKS: Për shkak të dy kontratave, me MASHTI-in e MSH-në, komunave iu kanë marrë mbi 35 milionë euro nga buxhetet e tyre

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, u mbajt takimi i Kolegjiumit të Zyrtarëve Ligjorë dhe përfaqësuesve juridik të komunave. Ky takim pati për qëllim hartimin e model-padisë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kontratat kolektive. Në këtë takim, pas diskutimeve, është finalizuar kjo model-padi, të cilën komunat do ta paraqesin veç e veç në Gjykatën Themelore dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesit juridik gjatë gjithë procesit gjyqësor. Dy Ministritë si palë nënshkruese me SBASHK-un, për Kontratat Kolektive për beneficionet që i përfitojnë punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, kanë  bërë ndërhyrje në kompetencat e komunave, duke ngarkuar me barrë financiare buxhetet e tyre edhe pse komunat nuk janë palë nënshkruese. Për shkak të këtyre dy kontratave, komunave i’u janë marrë mbi 35 milionë euro nga buxhetet e tyre e për pasojë kemi mosrealizim të projekteve kapitale, vlerësime jo të mira nga auditori dhe shumë probleme tjera, për të cilat komunat nuk po përkrahen nga niveli qendrore për të gjetur një zgjidhje adekuate. Si pasojë e kësaj mospërkrahje komunat si person juridik kanë vlerësuar të shtrojnë PADI ndaj MASHTI-it dhe MSH-së.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …