Albert Z.Zholi: Këngëtaret me famë, Alida Hisku dhe Mefaret Laze, të ftuara speciale në Kalabri

Albert Z.Zholi: Këngëtaret me famë, Alida Hisku dhe Mefaret Laze, të ftuara speciale në Kalabri

Këngëtaret me famë, Alida Hisku dhe Myfarete Laze ditët e fundit ishin në një koncert së bashku. Një koncert përmbyllës në Kalabri te Arbëreshët. Pas një turi koncetesh, në Korccë, “Ledi rrok”  në Tiranë Slloveni ato përsëri ishin së bashku të ftuara speciale tek Arbëreshët e Frascinetos në Itali. Duhet theksuar se këngëtarja Alida Hisku shkonte tek arbëreshët pas marrjes se vlerësimit “Ambasadore e Paqes”. Sipas tyre ishte një mbrëmje e pa harruar. Një mikpritje që vetëm ata dinë ta bëjnë. Nuk arritëm të kuptonim e kujt ishte shtëpia mikpritëse e Lucias,e djalit te saj piktorit Mimo që këto dit hapi një ekspozitë me punime në akuarel, apo njerëzve që hynin dilnin, hanin, pinin,këndonin, kërcenin dhe festa vazhdonte pasdite te “Sheshi i Arbrit”.

Festa

Dy këngëtaret ishin të ftuara në natën përmbyllëse të festës së Pashkëve ku u festua përvjetori i vdekjes së Skënderbeut në fshatrat në zemër te Arbëreshëve. Ishin të ftuar zëvendësministri i Jashtëm të Kosovës, zotin Gjergj Dedaj, Presidenti e Diasporës Shqiptare, zoti Ndue Lazri, historianin, Pëllumb Xhufi, aktori Xhevat Limani, të mirëpritur nga të gjithë kryetarët e bashkive Arbëreshe. Atë ditë u mbajt një meshë në kishën e Lashtë sa vetë Arbëreshet drejtuar nga Imzot Belushi që drejton këtë kishë në gjuhën Arbëreshe. Këtu është edhe shtëpia e tij, të cilën  e kishte kthyer në bibliotekë dhe shtëpi mikpritëse të shqiptarëve. Ku ekzistojnë librat më të shquar e të lashtë të Shpipërisë e deri në ditët tona. Në muajin Maj Belushi është i ftuar nga Un Ital “Zoja e Këshillit te Mire” për një kumtese se si është ruajtur deri me sot gjuha e traditat Arbëreshe etj. Aty pjesëmarrësit u njohën me shkrimet e lashta Arbëreshe Shqipe e mbarë botërore për Shqipërinë në vite. Ishte jo vetëm Kishë por ishte kthyer në bibliotekë si shtëpia mikpritëse e Shqiptareve. Belushi ju dhuroi gazetën e përvitshme Arbëreshe që botohet këtu e 60 vjert më parë.

Një histori mbresëlënëse e arshivuar me këto gazeta ndër vite me kaq rëndësi historike.  . Pastaj u organizua një simpiziom historik shkencor me titull “Arbëreshët dhe historia e ruajtjes dhe e zhvillimit” ku ishte i ftuar historiani P. Xhufi , historian e studiues shkencor nga vende të ndryshme,  ku u mbajtën 14 kumtesa nga profesor të ardhur nga vende të ndryshme.

Në darkë u dha koncert i përbashkët me grupet e valleve,këngëtare,instrumentiste nga Arbëreshët brenda Italisë e jashtë saj si dhe dy këngëtaret tona të famshme. Ftesa dhe organizimi u realizuan nga Lucia Martino drejtuese e kësaj shoqërie,organizatorja e këtyre festimeve tradicionale Arbëreshe nder vite.  Grupi teatror me amatore luajtën “Kush e solli Dorntinën ” një vepër që u duartrokit gjatë.  Vallja formuar nga gratë, zbukuruar me kostumet elegante tradicionale, prania e aktorit të njohur shqiptaro-amerikan, Xhevat Limani, me kostumin e Skënderbeut, ëmbëlsirat dhe pijet e traditës që u ofroheshin pjesëmarrësve, ishin këto detaje që i bënë këto ditë, nga ato që nuk harrohen lehtë!

Shfaqjet e ndryshme u prezantuan më 3 prill në Civita, 4 prill në Lungro, 5 më 5 prill në Cosenza, më 8 prill në Piana degli Albanesi dhe 9 prill në San Giorgio Albanese. Turneu i artistit midis Arbëreshëve të Kalabrisë dhe Sicilisë u organizua nga shoqata “Vorea”, duke qenë kjo dhe një ëndërr e madhe e realizuar për një festë të gjerë e të madhe të arbëreshëve.

 

Myfarete Laze:

Përulem me shpirt para Arbëreshëve që për 550 vjet ruajtën gjuhen e zakonet Arbëreshe. Një mrekulli, transmetim me shumë dashuri e dinjitet i kalimit të trashëgimisë nga brezi ne brez. Disa çaste nga koncertet që organizuam mes Arbëreshët së bashku me Alida Hiskun ishin një magji. Një pritje e rralël që nuk do më ikë nga kujtesa. Jo vetëm këngë por u organizua  ekspozitë me punime në pikture, paradë kostumesh popullore në breza, vallet e kënduara, Mesha e rrallë te kisha e lashtë sa vetë Arbëreshët, teatri me pjesën ” Kush e solli Doruntinën”, Simpozium shkencor të ftuar te ndryshëm nga teëgjithë viset Arbëreshe, vizitë te Biblioteka me libra  të shumtë e të lashtë ne Kishën qe predikohet historikisht në gjuhen Shqipe. Kumtesa nga i ftuari nga Kosova për të njohur popullin vëlla Kosovar me qëndresën, luftën, pavarësinë , referuar nga ZV Min Jashtëm Gjergj Dedaj . Mbi te gjitha mikpritja Arbëreshe e kalon imagjinatën reale. Faleminderit Frasinete, Lucia me familje, shoqërinë e gjithë Arbëreshët e pranishëm. Ju na dhatë gëzim por dhe misionin se si mund të ruhet gjuha e një kombi, traditat dhe kultura e tij. Mirënjohje e respekt pa kufi për arbëreshët që, me dashuri e thjeshtësi, dinë të festojnë, por ma shumë dinë të nderojnë vedin, Arbërinë, të parët, zakonet, traditat dhe mysafirin! Ata ruajnë ende besën, mikpritjen e mbi të gjitha emrin Arbëresh!

Alida Hisku

Kam kaluar emocione të pa pershkruara tek Arbereshët që këndonin e kërcenin së bashku me ne. Tre breza në një natë,  ku 550 vjet brez pas brezi këngët per Skënderbeun përbënin kryefjalën e mikpritjes.   Aty u tergua Besa e lidhur me jetën ëpr të ruajtur gjuhën e Skëndebeut dhe folklorin e pastër shqiptar në një vend të huaj. Aty u tregua me sinqeritet malli për tokën e të parëve.  Ne si nëna ,artiste i përshëndetem, i falënderuam me shume e shumë mirënjohje për gjithçka bëjnë për të ruajtur traditat, zakonet, gjuhen e të parëve, por dhe gjithçka bënë me shpirt për djemtë, vajzat tona që morën rrugën e kurbetit dhe populli Italian bëri në ndihmë të tyre. Me pak fjalë ju thamë: Ju ishit toka e ëndërrave tona, ishit mollë e ndalume  për të cilën sa e sa vet u dënuan për t’ju takuar, ndaj sot pjesa ëm e madhe e shqiptarëve flasin lirshëm italisht. Ju isit  Toka e dritares së vetme me botine lirë.

 Përshëndetja e Lucia Martinos

Ja, çfarë shkruan në vlerësimin e saj, Lucia Martino, zonja e nderuar me titullin “Mjeshtre e  Madhe”, nga Presidenti Bujar Nishani, për kontributin e çmuar në ruajtjen e kulturës arbëreshe, si dhe nderuar në Kanada nga Parlamenti i Torontos, me titull nderi:“Të dashura motra! Po shikoj përsëri fotot dhe videot tona. Jeni të shkëlqyera! Keni mundur të përfshini e të pushtoni të gjithë publikun e pranishëm. Ju sollët alegri dhe hare, jo vetëm në familjen time, por në të gjithë krahinën! Njerëzit e thjeshtë më ndalojnë në rrugë e më pyesin për ju. Jam vërtet shumë e lumtur, që ja arrita të transmetoj një mesazh shumë të rëndësishëm: Ne jemi një popull! Ju falënderoj sërish për afeksionin tuaj!”

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …