Kurti

Albin Kurti: Në bisedimit me LDK-së, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 për qind e temave

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se në bisedimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 për qind të punëve.  I pyetur nga Kosovapress për ndarje të ministrive, dhe kur do të takohet me kryetarin e LDK-së, ai tha se do të ndodhë një gjë e tillë, sepse siç shprehet ai populli ka përcaktuar këtë. “Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra. Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 për qind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Dëshmia e James Rubin konfirmon drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe rolin strategjik të Hashim Thaçit

Ish-ministri dhe profesori universitar, Arsim Bajrami, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin në Hagë, …