Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shpalos programin e vet zgjedhor 2021- 2025 me katër pika kryesore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shpalos programin e vet zgjedhor 2021- 2025 me katër pika kryesore

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpalosur programin e vet zgjedhor 2021- 2025 me katër pika kryesore: ekonomia, siguria dhe sundimi i ligjit, mirëqenia dhe politika e jashtme. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë së në garën e 14 shkurtit po hyjnë për fitore. Ai i cili po e synon postin e kryetarit të vendit në prezantimin e programit zgjedhor, ka thënë së AAK synon sukses në këto zgjedhje e që sipas tij për këtë bazohen në punët e kryera deri me tani. Kandidati i kësaj partie për deputet, Fatmir Gashi derisa prezantoi planet për ekonominë tha se fillimisht do ta themelojnë fondin 1 miliard euro që ata po e quajnë ringjallje të ekonomisë për rindërtim ekonomik me anë të cilit do të sanohet problemet sociale të shkaktuara nga pandemia. Ministri në detyrë i drejtësisë, Selim Selimi tha se kjo parti synon që ta rris buxhetin në sistemin e drejtësisë për rreth 35%.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …