Ambasadori Abbott: Është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë

Ambasadori, Nicholas Abbott, ka kërkuar nga politikanët kosovarë të mos merren me konflikte verbale në kohë virusi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kërkuar nga politikanët  e vendit të mos merren me konflikte verbale në kohë virusi. Gjithashtu ai ka lavdëruar bashkëpunimin mes politikanëve shqiptarë e serbë kohëve të fundit. “Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. S’ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …