Ambasadori Walker takon kryetarin Thaçi, thotë nuk duhet të humbur më shumë kohë për formimin e institucioneve të vendit

Ambasadori Walker takon kryetarin Thaçi, thotë nuk duhet të humbur më shumë kohë për formimin e institucioneve

Ambasadori William Walker ka thënë se Kosova tash është në një situatë interesante politike, duke shtuar se vendit i nevojitet një qeveri. Ai ka thënë se nuk duhet të humbur më shumë kohë për formimin e institucioneve të vendit. Walker tutje ka deklaruar se është krenar në atë se çfarë është bërë në Kosovë duke shtuar se ka pasur gjëra të cilat kanë mundur të shkojnë më mirë. Ndërkaq kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për formimin e mundshëm të qeverisë ka thënë se është në vullnetin e spektrit politik ta përmbyllë procesin e formimit të institucioneve. Ai ka thënë se shpreson që Kurti nuk do të marrë shumë kohë për ta pranuar pozitën e mandatarit të qeverisë, përndryshe siç thotë ai, duhet ta deklarojë refuzimin. Thaçi tutje ka shprehur mirënjohje për punën e ambasadorit Walker ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …