Angela Merkel: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë nismë tjetër ndonëse gjërat mund të përshpejtohen

Angela Merkel: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë nismë tjetër ndonëse gjërat mund të përshpejtohen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë nismë tjetër, por thjesht gjërat mund të përshpejtohen përmes nismave të tjerë. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se “Open Ballkan” është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është nismë kontradiktë e këtij procesi. “Open Balkan”, ka thënë Rama është mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Sipas tij, “Open Balkan” ndihmon që të rritet bashkëpunimi dhe rezultatet kanë filluar të flasin e do të flasin dhe do të jetë mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Ai ka thënë se kush i mbivendos nuk e kupton pse e bën qëllimisht. Rama ka shtuar se fjalët se nismat rajonale janë të organizuara nga palët e treta janë dokrra. Ai ka theksuar se vendet e rajonit nuk kanë  pse të presin integrimin në BE për të realizuar disa projekte përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …