Antonio Guterres

Antonio Guterres: Bota po përballet me rrezik të konflikteve të cilat mund të kenë pasoja katastrofike për njerëzimin

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka tërhequr vërejtjen se bota po përballet me rrezik të konflikteve të cilat mund të kenë pasoja katastrofike për njerëzimin. Gjatë fjalimit në samitin e 20 shteteve më të industrializuara, ai ka theksuar se sot bota është si një familje por që tani po i ngjanë një familje jofunksionale. “Ndasitë janë duke u rritur, tensionet po përkeqësohen dhe besimi po zhduket – dhe të gjitha këto i rrisin mundësitë për ndasi apo edhe për konfrontim. Këto ndasi do të përbënin shqetësim të madh edhe në kohët më të mira, por në rastin tonë nënkuptojnë katastrofë. Arkitektura financiare globale është e vjetërsuar, jofunksionale dhe e padrejtë. Kërkon reformë të thellë strukturore – e njëjta mund të thuhet edhe për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” ka theksuar mes tjerash, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …