Arbana Delia: Ti dhe unë

Arbana Delia: Ti dhe unë

Ti që në një parti dështove

E në tjetrën u gradove,

Ti siç ishe dje,

I tillë je edhe sot.

Servilet në parti një “fat” si ti e kanë

Gradohen edhe nëse vlera s’kanë.

Fat të bardhë apo mrekulli?

Si të duash thuaje ti

Unë s’ta kam lakmi.

Unë rroj me nder

Me udhëheq ideali

Ti fatzi buzagaz

Kërkon me kushte

të jesh i pari.

Me dhimbsesh vërtetë

Por ti s’ më kupton

Njeriu pa ideal

Vallë, sa dite rron?

Ndërrohen pushtetet

Ty të zë halli

Vallë, tani kush do jetë i pari?

Unë rri qetë, qetë…

S’ më bën përshtypje

kush ngeli i fundit

Cili doli i pari?

Pra, me thuaj ti

Të drejt kush kemi?

Ti servil  i skllavëruar

Me pozitë i graduar.

Shtiresh edhe patriot,

Ndonëse zemra ndryshe ta thotë.

Unë si dje, sot  ndër stinë dhe mot

E mbështetur tek i madhi  Zot dhe i shenjti komb.

E pa kërrusur nga padrejtësia.

Pa kushte gradash e pa asnjë çmim.

I shërbej, aq sa mundem Zotit dhe atdheut tim.

Babë e nënë kështu me mësuan

Për atdhe kusur s’duhet kërkuar.

 

Syriganë, 3 dhjetor 2016

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Mehmet Bislimi: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

 (në 35 vjetorin e rënies së tyre heroike) Sa herë që vjen nëntori, malli më …