Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka konfirmuar se opozita ka mbledhur 43 nënshkrime për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të hënën, me fokus në mungesën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Seanca do të mbahet të hënën në …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati konsideron se ka nevojë urgjente për ndryshim në qeverisjen e vendit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës pas letrës së ankesës së komandantit, Bashkim Jashari, për ushqimin e ushtarëve. Ai e ka cilësuar situatën si një “kolaps”, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të resurseve dhe nxitim për korrupsion. Për …
Më shumë...Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për qasjen e saj ndaj shumë skandaleve
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, për qasjen e saj ndaj skandaleve që kanë dalë në pah, duke e cilësuar këtë si një strategji të dobët. Ajo shprehu shqetësimin se Vetëvendosja po përpiqet t’i etiketojë këto skandale si shpifje, duke e quajtur këtë një përpjekje për …
Më shumë...Edita Tahiri: Audio-incizimet mes Mimoza Kusarit dhe Radoiçiqit janë turp kombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj audio-incizimeve që përfshijnë shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radoiçiqin, duke i cilësuar ato si një turp kombëtar. Ajo kritikoi kryeministrin Albin Kurti për pozitat e tij, duke thënë se ai shpesh …
Më shumë...Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, dhe ambasadorin, Jeffrey Hovenier
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, dhe Ambasadorin Jeffrey Hovenier. Takimi është zhvilluar në objektin e Ambasadës, në Prishtinë. Pas takimit, Haradinaj është cituar të ketë deklaruar se mbështetja e fuqishme amerikane ndaj popullit të Kosovës vazhdon, …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pati një takim me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan, Alexander Kasanof
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan, Alexander Kasanof, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Ai se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët …
Më shumë...Një takim njohës me emisarin amerikan, Alekasnder Kasanof, ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Një takim me emisarin e ri amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim Abdixhiku ka ngritur si shqetësim raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe të sigurisë. Abdixhiku i ka …
Më shumë...Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nën masa të forta të sigurisë edhe sot do të qëndrojë në vendlindje
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron gati katër vjet, në arrest, në burgun e Hagës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai, është dërguar drejtpërdrejt nga Aeroporti te varri i vëllait të tij, …
Më shumë...Vetëvendosja humbi votën e 61-të, në Kuvend, pasi deputetja, Drita Millaku kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje sot do të humbë edhe votën e 61-të. Deputetja e kësaj partie, Drita Millaku sot kalon në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zyrtarizimi pritet të bëhet në një ceremoni në LDK ku lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mirëpret Millakun në partinë më të vjetër në Kosovë. Së fundi, …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme për audio-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin, Radojçiq
Kuvendi i Kosovës po mbanë një seance të jashtëzakonshme, pas publikimit të audio-incizimeve të diskutueshme mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiqit. Seanca po fokusohet në një “Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radojçiqin. Disa …
Më shumë...Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Gjatë këtij aksioni u arrestua zëvendës sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Nuhi Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesë. “I arrestuari dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se aktualisht mentaliteti antikombëtar po e qeveris Kosovën
Ish-kryeministri. Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij për qeverisjen aktuale në Kosovë. Ai ka theksuar se ata që nuk kanë qenë protagonistë në arritjet e Kosovës, kurrë nuk e kanë vlerësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj. Haradinaj ka theksuar se ata që vizitojnë varret e dëshmorëve …
Më shumë...Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kritikon Qeverinë Kurti për mungesë investimesh dhe slogane ruso-serbe
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mungesën e investimeve në vend. Ai ka reaguar lundër sloganit “Kosova është shkatërruar për 20 vjet”, duke e cilësuar atë si një frazë ruso-serbe, dhe theksoi se për dy dekada është ndërtuar një shtet që më parë …
Më shumë...Bedri Hamza: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, bartën mbi supe kapitullin e lavdishëm të lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në 25-vjetorin e themelimit të partisë, ka përkujtuar rolin e themeluesve të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Hamza theksoi se këta liderë bartën mbi supe kapitullin e lavdishëm të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës. Hamza …
Më shumë...Kujtim Shala: Sovraniteti në veri nuk mbahet vetëm me polici, Serbia po e përdor në favorin e saj
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti për përdorimin e forcave policore në ruajtjen e sovranitetit në veri të Kosovës. Sipas Shalës, ky veprim nuk është i mjaftueshëm dhe madje mund të shfrytëzohet nga Serbia për avantazhin e saj. Situata në veri nuk ka ndryshuar shumë …
Më shumë...Aleksander Kasanof: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për parandalimin e konflikteve në rajon
Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof, ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Kurir,” ku ka theksuar rëndësinë e parandalimit të ndonjë konflikti të mundshëm dhe gjetjen e një rruge për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kasanof e ka pranuar se situata aktuale ndërmjet këtyre …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
