Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini, në një intervistë të përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë greke nga Athina, ka deklaruar në mbrëmjen e se premtes se do të dëshironte personalisht që pas dy vitesh, kur mbaron edhe mandati i saj, i gjithë rajoni …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Ministri Hoxhaj: Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare, UNESCO dhe INTERPOL
Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare, UNESCO dhe INTERPOL. Ndërkaq, një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosovës …
Më shumë...Shtatë vjet nga deklarata e GJND-së për pavarësinë e Kosovës
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë. “Gjykata konsideron se …
Më shumë...Arbëreshë Krasniqi: Të nderohen dëshmorët, të pagëzohen institucionet me emrat e tyre është nderë
Shefja e asamblistëve të NISMA-s për Kosovën në Kuvendin Komunal me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë së duhet të nderohen ata që kanë kontribuar për lirinë e atdheut, me emrat e tyre duhet të pagëzohen institucionet, rrugët dhe sheshet tona. “Të nderohen dëshmorët është t’i nderosh …
Më shumë...Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës në aksion kundër transportuesve ilegalë
Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transportin rrugor, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në komunën e Prishtinës.“Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët …
Më shumë...Thaçi “Tanjugut”: Kryerësit e krimeve në Kosovë janë të lirë dhe gjenden në institucionet e Beogradit
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” ka thënë se Kosova do ta ndërtojë ushtrinë në koordinim me të gjitha komunitetet dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai ka komentuar edhe deklaratat në Serbi se ushtria e Kosovës është vetëm një përrallë. “Shumëçka në Ballkan u …
Më shumë...Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë në bashkëpunim me OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues në Morinë
Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë. Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u …
Më shumë...Rilind Idrizi është nëntogeri i radhës i FSK-së që shpallet studenti më i mirë në Kolegjin Mbretëror në Britani
Në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Pjesë e Kolegjit Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës; nëntoger Rilind …
Më shumë...Ministri, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për transferimin e çmimit
Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për transferimin e çmimit, udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave. Sipas një komunikate të …
Më shumë...Scaparrotti në Beograd: NATO-ja e shqetësuar për shndërrimin e FSK-së në Ushtri pa ndryshime kushtetuese
Duke pretenduar se Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, do të dështojnë të krijojë shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me partitë partnere, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, thonë se janë duke vazhduar takimet për mundësin e arritjes së një koalicioni …
Më shumë...Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë gjenerali Scaparrotti nesër viziton FSK-në
Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të vizitojë nesër Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjenerali Scaparrotti do të pritet nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Kurse, orkestra frymore e FSK-së do të ekzekutoj …
Më shumë...Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri: LDK-ja nuk ka vota për PAN-in
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se, pavarësisht prej mospajtimeve …
Më shumë...Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kujtuar dëshmorin Sadik Shala në përjetorin e rënies heroike
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kujtuar rënien e dëshmorit Sadik Shala. Ai ka shkruar në llogarinë e vet në rrjetin social se Shala ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njësive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime. “Sot është 19 vjetori i rënies heroike të themeluesit …
Më shumë...Ministrja Hoxha dhe dekanët e Universitetit të Iowa-s diskutuan për bashkëpunimin Kosovë-Iowa në fushën e drejtësisë dhe përgatitjen e juristëve
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë të mërkures ka pritur në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, Adrien Katherine Wing dhe Christopher Rossi, ku është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e …
Më shumë...14 sportistë përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian
Komiteti Olimpik i Kosovës sot mban një konferencë në lidhje me udhëtimin e 14 sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj “Gyor 2017”, që mbahet në Hungari prej 23-29 korrik 2017. Në konferencë marrin pjesë edhe ekspedita e cila udhëton për në Hungari, të …
Më shumë...Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev: Ligji për gjuhën shqipe do të shkojë në Kuvend
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, Ligji për gjuhën shqipe do të shkojë në Kuvend. Sipas Zaevit, ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Venedikut, shkruan “Alsat M”. I pyetur …
Më shumë...