Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ju ka bër thirrje kompanive BioNTech, Pfizer dhe Moderna të rrisin përpjekjet në të gjithë botën për të shtuar prodhimin e vaksinave kundër COVID-19. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se vendet e pasura janë shumë përpara me shkallën e …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
PDK-ja mban sot konventën e 10 me radhë gjatë së cilës do të zgjidhet kryetari i ri i saj
Partia Demokratike e Kosovës mban sot konventën e 10 me radhë gjatë së cilës do të zgjidhet kryetari i ri i saj dhe kryesia e partisë. Konventa i fillon punimet në ora 9.30 dhe në të do të marrin pjesë 794 delegatë. Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. …
Më shumë...Rozeta Hajdari: Rritja e investimeve, prodhimtarisë dhe eksporteve mbeten ndër prioritetet e para të ministrisë së INT
Duke folur për përparësitë e ministrisë që drejton, ministrja Rozeta Hajadari ka thënë se rritja e investimeve, prodhimtarisë dhe eksporteve mbeten ndër prioritetet e para të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Gjatë intervistës për “Kosovapress” ajo ka shtuar më tutje se veç këtyre, mbetet shumë punë për të bërë …
Më shumë...Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e lartë të SHBA-ve, Philip Reeker dhe Matthew Palmer
Gjatë konferencës dy ditore ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të saj ka takuar përfaqësuesit e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Reeker dhe Matthew Palmer. Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla …
Më shumë...Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka emëruar diplomatin e karrierës, Jeffrey Hovenier për ambasador të ri në Kosovë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka emëruar diplomatin e karrierës, Jeffrey Hovenier për ambasador të ri në Kosovë. Emërimi i tij është përshëndetur nga ambasadori aktual në vendin ton, Filip Kosnet. Urime kolegut dhe mikut tim Jeffrey Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm …
Më shumë...Poeti dhe shkrimtari Ilmi Tahiri nesër në sheshin e Besianës i prezanton tri vëllimet e tij poetike për atdheun
Të nderuar lexues dhe lexuese, poeti dhe shkrimtari Ilmi Tahiri nesër do të jetë bashkë me tri vëllimet e tij poetike në sheshin e qytetit të Besianës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autori përmes një postimi në rrjetin social.“Të dashur lexues dhe lexuese unë poeti shkrimtari autori i …
Më shumë...Raportohetn 2 raste të vdekjeve, konfirmohen 17 raste të reja më Covid-19 dhe 8 pacientë shërohen
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës. Deri më sot 47.141 qytetarë …
Më shumë...Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të bëhen më shumë testime për COVID-19 në shkolla
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të premten (2 korrik) që të kryhen testime për COVID-19 në shkolla në mënyrë që të shmanget mësimi në distancë. Testimet, sipas OBSH-së, duhet të bëhen edhe kur nuk zbulohen raste të të infektuarve me koronavirusin e ri. Organizata i quajti “të dëmshme” efektet …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dekoron gjeneralin amerikan Larry L. Henry me medaljen ‘Shërbim i shquar’
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim lamtumirës gjeneralin amerikan Larry L. Henry, i cili përfundoi shërbimin njëvjeçar në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it. Me këtë rast, me protokoll ceremonial, ministri Mehaj ka dekoruar gjeneralin Henry me medaljen më të lartë të tij. …
Më shumë...Albin Kurti: Kosova e di ndjenjën e zhgënjimit nga mos-realizimi i zotimeve nga ana e Bashkimit Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalim në Samitin e Prespës ku nuk ka lënë pa përmendur zhgënjimin e tij me mospërmbushjen e premtimit të BE-së për heqjen e vizave. Kurti këto fjalë i tha kur foli për mos-hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, …
Më shumë...Fadil Nura e kundërshton inicimin e shkarkimit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
Me gjashtë vota për, një kundër dhe një abstenim, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudha dhe i është dërguar Kuvendit për miratim. Për kanë votuar deputetët e pozitës në këtë komision, deputeti i PDK-së …
Më shumë...Në 31-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, në Kuvendin e Kosovës vendoset pllakë një përkujtimore
Në 31-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, në Kuvend të Kosovës është vendosur një pllakë në përkujtim të kësaj ngjarje historike. Zbulimin e kësaj pllake e ka bërë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. “Këtu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në përfaqësim të vullnetit …
Më shumë...Betim Gjoshi: Kosova sot drejtohet nga njerëz që nuk kanë vendosur asnjë gurë në ndërtimin e shtetit të saj
Sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi ka folur një ditë para Konventës së kësaj partie. Ai në një postim në ka thënë se Kosova sot, në mungesë të ish-kryetarit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli është e çakorduar në politikanë e brendshme dhe atë të jashtme. “Sot, Kosova drejtohet nga …
Më shumë...MASHTI: Për mos aprovimin e drejtimeve mjekësore në disa shkolla, komunat mund të parashtrojnë kërkesë
Mos aprovimi i drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale kanë bërë që komunat të ankohen në Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për mos aprovimin e këtyre drejtimeve, ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ka dhënë sqarime duke përmendur edhe shkollat të cilat nuk kanë pasur vendim për hapjen e …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Para 31 vitesh u vendos guri i parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 31-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ka thënë se kjo datë do të mbetët gjithmonë në kujtesën historike. Ai u shpreh se as forca e armëve e as zhurma e tankeve nuk i firkësoi Delegatët e Pavarësisë. “Në kohë shtetrrethimi, ata kishin …
Më shumë...Ferat Shala: Për 30 vjet nuk ka pasur nepotizëm më shumë se në 100 ditëshin e Qeverisë se drejtuar nga Albin Kurti
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprimet në 100-ditëshin e parë. Shala ka thënë se në 30 vjet nuk ka pasur nepotizëm më shumë se në 100 ditëshin e Kurtit “Statistikisht për 100 ditë, merrni analizoni kohën e menaxhimit të qeverisë, dhe analizoni çdo statistikë, gjithçka …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
